• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik, por shmanget takimi Rama-Basha: Në vend të tij shkon Gazment Bardhi

by Ardit Rada
17/07/2020 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa Damian Gjiknuri i propozoi opozitës dy data për mbledhje ne Këshillit Politik, këta të fundit përgjigjen pozitivisht.

Përmes një deklarate, opozitarët Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili vlerësojnë “reflektimin e mazhorancës” siç thuhet ndërsa shprehen se janë të gatshëm për takim në secilën prej datave të caktuara prej Gjiknurit.

Ndërsa PS shtoi në tryezën e dialogut edhe emrin e kryeministrit, opozita e Bashkuar thotë se atyre do t’ju shtohet sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.

Në këtë mënyrë kreu i PD, Lulzim Basha, si dhe Monika Kryemadhi kanë refuzuar thirrjen e Partisë Socialiste për t’u ulur së bashku me kryeministrin Rama.

Pergjigjia

I nderuar koleg,

Në emër të opozitës, mirëpresim reflektimin tuaj për të vijuar diskutimin dhe vendimmarrjen konsensuale në Këshillin Politik për çdo çështje lidhur me zgjedhjet, siç kemi rënë dakord me shkrim në Marrëveshjen Politike të 14 Janarit dhe Dakordësinë e 5 Qershorit.

Paraprakisht ju konfirmojmë se dokumenti i depozituar nga një grup deputetësh të mazhorancës dhe që përmban produktin e dakordësuar në Tryezën e Këshillit Politik (siç ju rikonfirmoni me e-mail më sipër) duhet të miratohet sa më parë dhe pa asnjë ndryshim, dhe për këtë arsye, nuk mund të rihapet asnjë çështje që është dakordësuar aty.

Për çdo çështje tjetër, ne jemi të gatshëm, në orën e caktuar nga ana juaj, si të hënë ashtu edhe të martën, pa patur një preferencë për këtë. Presim konfirmimin tuaj për ditën që ju preferoni, duke shprehur gatishmërinë tonë për pjesëmarrjen në atë mbledhje.

Në lidhje me ndryshimin e formatit të përbërjes së Këshillit Politik, nëse ju keni vlerësuar si të përshtatshme zgjerimin e përfaqësuesve të partive politike në Grupin e Punës së Këshillit Politik, atëherë ju bëjmë me dije se Opozita e Bashkuar do të përfaqësohet përveç nesh, edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi.

Mbetemi në pritje të konfirmimit të ditës nga ana juaj,

Me respekt,
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili

/e.rr

Next Post
Merr formë stadiumi i Kukësit, ja si duket impianti i ri i verilindorëve

Merr formë stadiumi i Kukësit, ja si duket impianti i ri i verilindorëve

TË FUNDIT

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

February 26, 2026
Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

February 26, 2026
Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

February 26, 2026
Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

February 26, 2026
Tërheqja e valës së inflacionit, BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira

Kursimet në lekë, rritje rekord/ BSH: Në janar u zgjeruan me 26 miliardë lekë

February 26, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

February 26, 2026
Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

February 26, 2026
Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

February 26, 2026
Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

February 26, 2026
Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Nga Smart City te transformimi i Policisë Bashkiake dhe fuqizimi i rolit të prefektit, ministrja Koçiu zbardh detaje nga paketa ligjore: Asetet e krimit kalojnë te familjet e të rënëve në detyrë

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In