• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita ka rast të provojë nga “varet” drejtësia

by Mero Baze
03/10/2024 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të gjitha institucionet e pavarura të drejtësisë në Shqipëri, duke filluar nga Gjykata e Lartë, ajo Kushtetuese, SPAK, ILD, etj nuk I janë përgjigjur pozitivisht ftesës së bërë nga Komisioni “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Komisioni I cili shikohet si një përpjekje për një thellim të Reformës në Drejtësi, ka marrë muaj më parë mbështetjen e SHBA dhe Bashkimit Evropian të cilët u angazhuan se do të marrin pjesë për të mbikëqyrur punën e tij duke pasur si prioritet mos prekjen e arritjeve të Reformës në Drejtësi.

Edhe pse ftesa në Komision për këto institucione nuk ka rol substancial por konsultues, refuzimi për të mos marr pjesë, është më i rëndësishëm se pjesëmarrja, pasi ato nuk kanë pse përfshihen në një proces politikbërje. Dhe kjo përbën lajm kur vjen fjala për Shqipërinë.

E sigurt është se SHBA dhe Bashkimi Evropian I kanë këshilluar ato të qëndrojnë larg këtij procesi të cilin do ta mbikqyrin vet ata.

Por nga ana tjetër, ky zhvillim vjen në një kohë, kur parlamenti po zhytet në flak dhe opozita e Berishës po kërcënon luftë “për jetë e vdekje” kundër “drejtësisë së kapur nga Edi Rama”.

Tani se sa e kapur nga Edi Rama është drejtësia mjafton ky zhvillim, ku gjithë institucionet e pavarura të Drejtësisë, refuzojnë ftesën e qeverisë për t’iu bashkuar një Komisioni që synon të merret me thellimin dhe rregullimin e punës së institucioneve të drejtësisë.

Pra Edi Rama nuk ka fuqi as ti bind ata të marrin pjesë në Komisionin Xhafa, edhe pse me këtë Komision kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim SHBA dhe BE.

Tani opozita nga një anë gëzohet që këta po refuzojnë Edi Ramën dhe nga ana tjetër thotë këta janë ushtarë të Edi Ramës. Madje për këtë të dytën po përpiqen të ndezin zjarr parlamentin.

Do të ishte më e udhës që opozita të ndjehej e mërzitur për këtë zhvillim, që së paku ti forcohej fabula që këto institucione janë kukulla të Edi Ramës.

Se edhe rrebele ndaj Edi Ramës dhe ushtare të tij sikur nuk shkon.

Në fakt mërzinë më të madhe ata e kanë pikërisht pse kuptojnë se kush ndikon mbi drejtësinë e re , dhe është e qartë se për ta do ishte shumë herë më mirë që drejtësia të dëgjonte Edi Ramën se sa SHBA dhe BE.

Por këtë hall nuk ua zgjidhim dot.

Është koha që kur hedhin benzinë në Kuvend apo molotov në rrugë kundër “drejtësisë së Edi Ramës”, të kuptojnë se kundër kujt po i hedhin vërtet.

Next Post
“Mirë se vini në Zveçan!” Për herë të parë tabela në shqip e gjuhë të tjera

“Mirë se vini në Zveçan!” Për herë të parë tabela në shqip e gjuhë të tjera

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    O Merooooo……si e donte ujin Gomari ?
    Të Ngrohtë ?
    Të Ftohtë ?
    Pse të ngrohtë ?
    Pse të ftohtë ?
    Të vaktë ?
    Jo, uji duhet…..si të thotë ….hazreti shejtani Sali Berisha, që i hyfshin në bythë, ato dy gishta, me gjithë çka pas vehtes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Përmbytet burgu i Durrësit, shkon për vizitë ministri i Drejtësisë! Lamallari drejt hyrjes me çizme

Arratisja e Altin Ndocit/ Në krye të burgut të Durrësi komandohet Edmond Llabani

January 15, 2026
“SPAK shpik vetë subjektet që duhet të hetojë”, Ilir Beqaj i shkruan ILD-së: Aty ku heshtni ju, lulëzon prepotenca, shkelet Kushtetuta dhe ligji

Ilir Beqaj kërkon leximin e fashikujve hetimorë, Drejtoria e Burgjeve: Nuk kemi infrastrukturën e nevojshme

January 15, 2026
“Kampus universitar në Durrës edhe për studentë të Tiranës”, Rama: T’i lehtësojmë nga barra e qirasë

“Kampus universitar në Durrës edhe për studentë të Tiranës”, Rama: T’i lehtësojmë nga barra e qirasë

January 15, 2026
Rama-rektorëve: Na duhet një ligj i ri për arsimin e lartë (Afati)

Rama-rektorëve: Na duhet një ligj i ri për arsimin e lartë (Afati)

January 15, 2026
Ta rrah? Për prindërit admirues të fëmijëve të tyre

Ta rrah? Për prindërit admirues të fëmijëve të tyre

January 15, 2026
Borgen dhe Groenlanda: Kur seriali parashikon ‘lojën’ e superfuqive

Borgen dhe Groenlanda: Kur seriali parashikon ‘lojën’ e superfuqive

January 15, 2026
Vrasja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi mohon akuzat për herë të parë në GJKKO: Nuk jam unë porositësi, pse nuk i nxirrni përgjimet

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Hajrin

January 15, 2026
Berisha: E gjithë bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike në Shqipëri!

Berisha: E gjithë bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike në Shqipëri!

January 15, 2026
Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

Berisha vijon akuzat: U përmbytën banesa dhe morali i kalbur i kësaj qeverie

January 15, 2026
E burgosura nga Tropoja ndërron jetë në QSUT/ Vuante nga probleme të rënda shëndetësore (EMRI)  

Gripi po shoqërohet me ndërlikime të rënda! Raste të shtuara në urgjencë dhe shtrime të sëmurëve kronikë

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In