• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Opozita ka ngatërruar (përfundimisht) temë

by Skënder Minxhozi
23/08/2022 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Shumëkush që dëgjonte rikthimin e Berishës në politikën aktive, pas përzënies së Lulzim Bashës vitin e shkuar, parashikonte instiktivisht se ky gjest i papritur i “plakut” të opozitës kishte të bënte me faktin se Shtetet e Bashkuara e shpallën atë non grata. Edhe më të guximshmit në rradhët e Foltores përtypen kur i pyet a do kishte zbritur në meidanin e politikës Sali Berisha, nëse amerikanët nuk do t’i kishin zbrazur rrufenë mbi kokë. Hezitimi është i kuptueshëm: sot Luli do të ishte ende në krye të PD, nëse SHBA nuk do kishte skeduar Doktorin!

Ishte një, po bëhen dy! Pas Berishës, i cili axhendën personale ja vuri në krye të vendit partisë që drejton, edhe ish-presidenti Meta po e kthen akuzën personale të autoritetit të dosjeve mbi të shkuarën e tij, në kalin e betejës së LSI të ripagëzuar në Partia e Lirisë. S’ka konferencë shtypi a dalje publike, e të tilla Meta ka pasur çdo ditë të Perëndisë në këtë muaj të nxehtë pushimesh, që të mos flitet për këtë gjë. Edhe nëse nuk e pyesin gazetarët, është vetë ish-presidenti që kujdeset ta çojë gjuhën ku i dhemb dhëmbi. Duke bërë të njëjtin gabim si Berisha: personalizimin dhe deformimin e postit dhe të gjithë strukturës partiake që drejtojnë.

Ashtu si Sali Berisha, edhe Ilir Meta parashikojnë që pas shtatorit të ndezin sheshet e Shqipërisë. Premtojnë protesta masive për të rrëzuar qeverinë…por edhe për t’u marrë me statusin e tyre personal si politikanë ‘me cen’. Ajo që parashihej po ndodh më shpejt dhe në një shkallë edhe më të prekshme e dominuese. Berisha dhe Meta po nxitojnë pa shumë dorashka, që të përdorin formacionet politike që kontrollojnë së fundi, për të avancuar betejat e tyre personale me Amerikën apo edhe me të shkuarën e tyre.

Një tip i ri opozitarizmi i deformuar po ze vend, ku kauzat e mëdha të luftës anti-qeveritare, po miksohen me halle personale. Inceneratorë që djegin miliona, por edhe pak antiamerikanizëm i ngjyer me ‘non grata’-n e Doktorit, PPP-të korruptive të Edi Ramës, por edhe pak variacion rreth temës “spiuni I.M”. Të gjitha përzihen bashkë në tabelën shumëngjyrëshe të opozitës zyrtare dhe ky është de facto gabimi më trashanik dhe afatgjatë që mund të bëjnë dy protagonistët e vjetër të PD e PL. Dy krerët në fjalë mburren se po bëjnë një opozitë më të fortë ajo e Bashës. Kjo ngrefosje kamuflon keq faktin se të jesh më i mirë se Luli është e lehtë, por të jesh i mirë sa të meritosh votat e shumicës së shqiptarëve është si të ngjisësh Himalajën pa oksigjen.

Personalizimi i opozitarizmit, ndërthurja e tij me konsumin e hallet personale të shefave supremë, është një devijim i drejtpërdrejtë nga kauza e luftës opozitare. Edi Rama me qeverisjen e tij të lodhur e të kthyer në një spektakël me një njeri, ndjehet shumë komod teksa sheh që dy kundërshtarët e tij merren me shumë me veten sesa me defektet e qeverisë së tij. Ka qenë e pritshme që rikthimi i Berrishës në krye të PD do të krijonte kosto për të ardhmen e vetë partisë. Pakkush e imagjinonte se përgjatë rrugës, pak a shumë të njëjtin fat do pësonte edhe LSI me rikthimin e Metës.

Tema madhore e një opozite është të godasë gabimet dhe të metat e qeverisë, jo të shërbejë kauzat personale të kryetarëve. Kjo e mpak opozitën, e bën atë më pak të besueshme dhe efektive. Me sjelljet që Berisha dhe Meta po shfaqin gjatë sezonit veror, nuk mbetet shumë shpresë që opozita shqiptare do t’i lerë jashtë dere hallet personale të krerëve të saj pas shtatorit. Dhe kur sheh që edhe një kalim simbolik i bombarduesve amerikanë B-52 mbi qiellin e Tiranës të provokojë shpotitje e ironi në rrjet që lidhen me Berishën dhe statusin e tij non grata, atëhere nuk është fare e vështirë të kuptosh se opozita ka ngatërruar përfundimisht temën e misionit të saj dhe objektivin kryesor, në të përpjetën e vështirë drejt pushtetit. Ka vënë kryetarët dhe fatin e tyre vetjak, para misionit historik të rimarrjes së pushtetit pas nëntë vitesh thatësire opozitare.

Next Post
“Kam pasur oferta nga shtete të tjera, por…”/ Luiza Gega flet për rrugëtimin e saj: Duhet të stërvitesha në shi dhe të ftohtë

“Kam pasur oferta nga shtete të tjera, por...”/ Luiza Gega flet për rrugëtimin e saj: Duhet të stërvitesha në shi dhe të ftohtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In