• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kam pasur oferta nga shtete të tjera, por…”/ Luiza Gega flet për rrugëtimin e saj: Duhet të stërvitesha në shi dhe të ftohtë

by Java News
23/08/2022 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot pritet si kampione e Europës me një ceremoni zyrtare në kryeministri, por rrugëtimi i atletes shqiptare Luiza Gegës drejt triumfit nuk ka qenë aq i lehtë.

Pikërisht për këtë rrugëtim ajo foli gjatë fjalës së saj para të pranishmëve duke treguar pjesëmarrjen e parë në një kompeticion në Paris 12 vite më parë ku ishte zotuar se nuk do të kthehej më kurrë për të përfaqësuar vendin tonë.

Por pasioni e çoi përpara pavarësisht kushteve të vështira me të cilat i duhet që të stërvitej. Gega u shpreh se ka pasur oferta për të vazhduar rrugëtimin e saj edhe me shtete të tjera por i ka refuzuar ato.

“Para shumë vitesh kur kam marrë pjesë në një kampionat europian në Paris. Dola nga fundi dhe me diferencë. Kisha veshur ngjyrat kuq e zi dhe nuk isha ndjerë kurrë kaq keq. Dhe biseda me trajnerin ishte që kurrë nuk vij të përfaqësoj vendin tim. Doja të isha afër me konkurrentet e tjera. Aty isha ndarja se çfarë doja të bëja. Duhet të punoja shumë. Ishte një hap shumë i vështirë.

Dhe trajneri më tha që do të kërkojë shumë mund dhe sakrificë. Duhet të stërvitesha në shi dhe të ftohtë. Pavarësisht halleve familjare. Filluam të bëjmë hapa që më sollën këtu. Rrugëtimi nuk ka qenë kaq i suksesshëm. Kam pasur shumë vështirësi. Sportistët pësojnë edhe dëmtime që të kthejnë mbrapa. Kam pasur edhe oferta për vazhduar me shtete të tjera por e dua këtë vend. Vërtetë e kam besuar që do vijë një ditë që vendi ynë do të ndryshojë. Kemi vërtetë gjëra për të përmirësuar, por kemi ecur shumë përpara. Nuk është kurrë vonë nëse do t’ia dalësh”, tha Luiza Gega.

Ajo renditi disa falënderime për bashkëpunëtorët e ngushtë dhe veçanërisht familjen e saj. “Vendosa të vij kuq e zi sepse ndihem më krenare se kurrë. Jo për atë që arrita por doja t’i tregoja Europës që edhe ne mundemi. Familja ime ka sakrifikuar vërtetë shumë. Duke u munduar t’i bëj krenarë ndoshta sot ia kam arritur. Trajnerit tim. Faleminderit zoti kryeministër.

Ndihem e nderuar dhe e vlerësuar. Dua të them ato që ndjej. Nuk e kam ndjerë kurrë këtë krenari. Sporti kërkon pasion por mbështetja financiare është e rëndësishme të ecim përpara. Faleminderit kryetarit të bashkisë që ka qenë politikani që ka qenë më afër meje. Sporti nuk do t’ia dijë për politikë. Ne duam ta bëjmë vendin tonë sa më krenar. Ju falenderoj për anën njerëzore dhe mbështetjen e vazhdueshme. Falenderoj shokët dhe kolegët e mi, Izmirin, Brikenin, Erklandin dhe presidenti i KOKSH. Ka sjellë një frymë të re për sportin shqiptar”, deklaroi ajo.

g.kosovari

Next Post
Kriza e prodhimit të grurit shtrenjton miellin në tregun vendas/ Rritet çmimi i bukës me 10 lekë. Paralajmërohet në të gjithë tregun

GRAFIKU / Mali i Zi në krye, Shqipëria e fundit! Ja cili vend shtrenjtoi çmimin e bukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In