• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozita, i vetmi faktor sabotues në projektin tonë europian”

by Java News
30/05/2019 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali tha sot nga foltorja e Kuvendit se rekomandimi pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave jo vetëm konfirmon rrugën europianiste të qeverisë dhe të Shqipërisë, por njehson më në fund pasqyrimin me fytyrën.

“Ky raport në gjuhën e vet aq të ndryshme nga raportet e tjera konfirmon që tashmë shëmbëllimi ynë para pasqyrës, pra para partnerëve tanë është i njëjtë me fytyrën tonë të vërtetë, me atë çka kemi bërë në vendin tonë”, tha ajo.

Spiropali tha se në raport theksohet me forcë se Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm në Reformën në Drejtësi, se ka ndërmarrë një reformë unike dhe e pakrahasueshme me vendet e tjera të rajonit dhe një model për to.

“Raporti flet edhe për arritjet e Reformës. Mbi 140 prokurorë e gjykatës kanë kaluar në sitën e Vetingut nga të cilët 88 janë larguar nga sistemi ndërsa 53 të tjerë janë konfirmuar në detyrë.

Me rezultatet e arritura, Shqipëria konsiderohet si partner i besueshëm i Bashkimit Europian, jo vetëm si një vend që është në monitorim”, theksoi Spiropali.

Sipas saj, ndryshe nga ajo çka pretendohet natë e ditë me vite të tëra nga opozita ekstraparlamentare, në raportin e progresit theksohet se Shqipëria dhe qeveria ka bërë një tentativë të jashtëzakonshme jo vetëm për të çrrënjosur trafikimin, por edhe kultivimin e kanabisit. Aty flitet edhe për luftën kundër korrupsionit dhe vendosjen e raportit të ri përmes kulturës së zbatimit të ligjit.

“Raporti i progresit është i ndryshëm edhe nga ai i vitit të kaluar. Është një raport i progresit i ri, i thelluar në analizë për të përfshirë të gjitha shqetësimet e ngritura në vitin 2018”, tha ministrja Spiropali.

“Nga pikëpamja politike, raporti ndryshe nga gjuha e mëparshme e ftohtë e Komisionit Europian, ka folur shkoqur. Thuhet në raport se opozita praktikisht ka luajtur një rol destruktiv në avancimin e reformave: dalja nga parlamenti, djegia e mandateve, por edhe dhunë në rrugë. Opozita cilësohet si i vetmi faktor problematik, sabotues në të gjithë projektin tonë europian”, theksoi ajo.

/a.rada

Next Post
Zbritje me 90 km/h nga kulla “Eiffel”, aventurë mbresëlënëse

Zbritje me 90 km/h nga kulla “Eiffel”, aventurë mbresëlënëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In