• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita i drejtohet PS-së: Pse refuzon formulën e “Komisionit të Venecias” për KQZ

by A R
17/06/2020 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita i kërkoi maxhorancës një formulë të re për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, e cila të reflektojë dakordësinë e arritur mes palëve në 5 Qershor.

Në përgjigje të qëndrimit të pandryshueshëm të PS për të refuzuar formulën e opozitës për KQZ, e njëjtë me formulën konsensuale të përzgjedhjes së organeve të drejtësisë dhe e pranuar edhe nga Komisioni i Venecias, opozita i kërkoi PS të shpjegojë se “me cilën pjesë të propozimit nuk është dakord dhe arsyet pse, si dhe të bëjë një propozim të saj alternativ në përputhje me dakordësinë e 5 Qershorit, pra sesi të garantohet me ligj konsultimi dhe ndarja proporcionale e anëtarëve të KQZ midis partive të mazhorancës dhe partive të opozitës, si dhe vendimmarrja konsensuale për cështje të rëndësishme të procesit zgjedhor”.

Opozita vë në dukje se PS ka mbetur tek drafti i vjetër i saj, duke refuzuar të reflektojë dakordësinë e 5 Qershorit, sipas të cilës “Komisioneri i Zgjedhjeve përzgjidhet në konsultim mes palëve, Zëvendës Komisioneri përzgjidhet nga partitë e opozitës, dhe anëtarët e Rregullatorit dhe KAS përzgjidhen nga partitë e mazhorancës dhe opozitës, të ndarë në mënyrë proporcionale”.

Drafti që mbron PS përcakton emërimin e të gjithëve anëtarëve të KQZ nga qeveria dhe opozitës i hiqet çdo garanci ekzistuese, në lidhje me propozimet dhe vendimarrjen.

“Theksojmë se garancitë ekzistuese për procesin zgjedhor të tilla si vendimmarrja me shumicë të kualifikuar aktualisht në fuqi në Kod, duhet të ruhen dhe nuk mund të zvogëlohen apo hiqen.

E kundërta do të përbënte një hap prapa në kohë dhe standarte. Është e pashpjegueshme sesi PS kërkon të zhbëjë garanci që ekzistojnë aktualisht në Kodin Zgjedhor, mbi përcaktimin konsensual nga KQZ të rregullave të garës elektorale”, thuhet në përgjigjen e opozitës.

Duke theksuar se propozimi i saj është në përputhje me dakordësinë e 5 Qershorit, opozita i ka kushtuar rëndësi të posaçme formulës që garanton pavarësinë, njësoj si tek organet e drejtësisë, e dakordësuar me konsensus nga palët politike dhe e certifikuar edhe nga Komisioni i Venecias.

“E kemi të paqartë qëndrimin tuaj se kjo formulë e propozuar nga opozita për KQZ e cila është e njëjtë si ajo që përdorim për organet e reja të drejtësisë, sjell politizim ndërkohë që ju mbroni versionin se kandidatët për KQZ duhet të jenë propozime nga grupet parlamentare apo deputetë të veçantë, çka, në fakt, përbën politizim tërësor të kandidaturave”, thuhet në përgjigjen e opozitës.

/a.r

Next Post
Vendimi i Qeverisë/ Mbi 250 mijë nxënës, kategoritë që përfitojnë kompensim 100% për blerjen e librave

Vendimi i Qeverisë/ Mbi 250 mijë nxënës, kategoritë që përfitojnë kompensim 100% për blerjen e librave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

January 30, 2026
Qeveri teknike? Schieder apel PD-së: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

Qeveri teknike? Schieder apel PD-së: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

January 30, 2026
Tragjike në Itali, dy 20-vjeçarë shqiptarë vdesin në aksident, plagoset një grua

Tragjike në Itali, dy 20-vjeçarë shqiptarë vdesin në aksident, plagoset një grua

January 30, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Duhet ndarje territoriale funksionale (jo thjesht elektorale)

January 30, 2026
I dënuar nga Italia për prostitucion e trafik droge, kapet në Shijak 53-vjeçari

I dënuar nga Italia për prostitucion e trafik droge, kapet në Shijak 53-vjeçari

January 30, 2026
Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!

Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!

January 30, 2026
Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

January 30, 2026
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

January 30, 2026
1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In