Mllefi më i madh i opozitës sot në Kuvendin e Kosovës ishte ndaj kryeministrit Isa Mustafa. Por vezëve të hedhura në sallë nuk i ka shpëtuar as Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi. Ky i fundit është kapur nga kamerat në momentin kur është goditur nga njëra prej vezëve të hedhura nga deputetët opozitarë ndaj kryeministrit Mustafa gjatë raportimit të tij në Kuvend.
I ulur në karrigen e tij, një kokërr vezë ka kaluar oficerët e sigurimit dhe ka ardhur deri te dora e Thaçit.









