• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozita është e paaftë”, Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

by E B
18/10/2026 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kalendari i negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian nuk pret, thotë kryeministri Rama duke e cilësuar si arsyen e vetme që nuk jep dorëheqjen.

Sipas tij, nëse largohet dhe në vend të tij vijnë Adriatik Lapaj, Arlind Qori apo Sali Berisha, të cilëve u vë epitete nga më të ndryshmet dhe janë sipas tij, të paaftë për ta çuar vendin drejt BE. Edhe nëse do ta bënin, kjo do të merrte një kohë të gjatë ndërkohë që kalendari është miratuar.

”Tani do thoni ju, do thonë disa, ‘’po pse, do ikësh ti edhe ne s’do shkojmë në BE? Po pse, ti’’? po mirë, nuk po them që po, patjetër jeni të paaftë ta çoni Shqipërinë në BE. Jeni një tufë të paaftësh, jeni një tufë të dhunshmish, jeni një tufë mediokrësh, jeni një tufë ziliqarësh që vetëm nxisni dhunë sepse nuk më mundmi dot me zgjedhje, nuk me mundni dot me fjalë, nuk përballoni dot një argument me mua dhe ju ka ardhur dita te guri. E filluat me shishe uji, me vezë dhe arritët tek guri. Po le të themi që jeni po kaq të aftë, janë po kaq të aftë. Negociatat kanë kalendar. Kalendari është deri në fund të 2027. Dritarja është e hapur tani. Ajo dritare siç e tregojnë historitë e vendeve të tjera , hapet, mbyllet.Ne na është hapur tani dhe kalendari kërkon që çdo ditë, çdo ditë, çdo ditë ne të çojmë, të japim dhe të marrim me komisionin dhe ka çdo ditë fluturime në Bruksel dhe nga Brukseli këtu për të ndarë informacion, për të ndarë çfarë kemi bërë. Kjo ndërpritet. Pse? Se në qoftë se unë po iki dhe po lë të vijë ai neoballisti ose ai neokomunisti apo mos hymë tani te matufepsi currufjapsi, do duhet një kohë e gjatë, ”jo po ti jo po unë, jo po ky jo po ai, jo po këta jo po ata”. Çfarë është kjo?”, tha Rama.

Next Post
Protestat në Tiranë, Braçe falënderon punonjësit e bashkisë: Po punojnë pa reshtur për rikthimin e normalitetit

Protestat në Tiranë, Braçe falënderon punonjësit e bashkisë: Po punojnë pa reshtur për rikthimin e normalitetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com