• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita e sotme, si kolaboracionistët e dikurshëm

by Artur Ajazi
02/12/2020 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Mllfet, inatet, akuzat, sulmet me bazë shpifjet,mungesa e dëshirës për të bashkëpunuar për një qëllim të vetëm tejkalimin e krizës, qasja ndaj çdo tendence që rreket të përkeqësojë jetën, shëndetin dhe të ardhmen e njersve, të ngjallin neveri, dhe ndoshta më shumë se kaq.

Ata që sot dalin në podiume dhe flasin në emër të “opozitës” (kur në fakt prej 3 vitesh nuk ka të tillë) duke akuzuar dhe mallëkuar kryeministrin, ministrat, drejtuesit e spitaleve, duke u bërë aleatë të së keqes, duke dramatizuar situatën dhe “parashikuar” të zymtë të ardhmen, nuk e di por më duken njëlloj si kolaboracionistët e djeshëm. Si ata që jo vetëm nuk morën pjesë në luftën çlirimtare të shqiptarëve ndaj zaptuesit, por u bënë “njësh” me ata.

U bënë aleatët e zaptuesit, duke u hedhur totalisht kundër atyre që donin lirinë, jetën e lumtur dhe begatinë e vendit. Pa hequr paralelizma mes tyre dhe qeverisjes së sotme, duhet thënë se qeveria dhe kryeministri Edi Rama, jo më kot janë vlerësuar maksimalisht, jo vetëm nga shumica e shqiptarëve, por edhe nga institucionet serioze ndërkombëtare të fushës së ndërtimeve dhe shëndetsisë. Eshtë bërë një punë e lavdishme dhe e përkushtuar qysh në fillimet e kësaj pandemie, jo vetëm me mbylljen 90 ditore (mars, prill, maj) por edhe me masat rradikale ndaj çdo mundësie që do të përkeqësonte situatën dhe jetën e popullit.

E vetmja strukturë parazite, dhe të vetmet forca destruktive, që ishin dhe mbeten jashtë dëshirës dhe përpjekjeve për të bashkëpunuar me qeverisjen e Edi Ramës në përballimin e dy krizave,tërmetit shkatërrimtar dhe COVID-19, ishin dhe mbeten partitë opozitare. Ishin dhe mbeten forcat më destruktive politike që ka prodhuar ndonjëherë ky vend, ishin dhe janë drejtuesit dhe ogiçët e tyre, që mbjellin çdo ditë panikun, rrezikun, stresin, dhe “parashikojnë” të keqen e madhe.

Nuk e di përse më duken si kolaboracionistët e djeshëm, ata që sot mbajnë fjalime dhe lexojnë deklarata shtypi “se si mund të dilet me sukses nga kriza dhe se si mund të përballemi pa pasoja me coronavirusin”, njëlloj si  ata, që 76 vjet më parë bashkëpunuan me të keqen për të mbytur që në djep luftëtarët e lirisë. Situata nëpër të cilën po kalon vendi, falë masave rradikale nga qeveria e zotit Rama, pothuajse është e papërfillshme duke e krahasuar me situatën dramatike që po kalojnë vendet e zhvilluara në Europë dhe botë. Falë angazhimeve dhe veprimeve me zgjuarsi të specialistëve të fushës, Edi Rama sot ka nën kontroll jo vetëm kantieret e punës për rindërtimin e fshatrave dhe qyteteve të shkatërruara nga tërmeti 26 Nëntorit, por edhe gjendjen e pandemisë në shkallë vendi.

Llafollogët dhe “profesorët” e Dekalogut të Opozitës, nuk rreshtin së foluri  dhe së mohuari gjithçka ka ndodhur, dhe po ndodh në gjithë vendin, duke bërë hasha arritjet, investimet, ndërtimet, inagurimet, ardhjen e ndihmave dhe pajisjen e sistemit spitalor me aparatura moderne, duke shpifur ditën me diell për angazhimin e mjekëve dhe infermierëve,  dhe  duke synuar panikosjen kronike të shqiptarëve me statistika të rreme.Të gjendur mes braktisjes dhe shpërfilljes së borive të tyre, ata po lëvizin “gurin” e fundit në përpjekjet e pashpresa për të baltosur edhe të drejtën e shenjtë, që Zoti u ka dhënë shqiptarëve duke  besuar në  një  jetë më të mirë dhe më të begatë pas kësaj krize./a.p

Next Post
Rama batuta me drejtoreshën e shkollës: Të ka dalë nami që je shtrigë, dukesh nga sytë që…

Rama batuta me drejtoreshën e shkollës: Të ka dalë nami që je shtrigë, dukesh nga sytë që…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In