• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita e shpallur “non-grata”, që kërkon të vijë në pushtet

by Artur Ajazi
12/04/2022 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Gjithë opozita (në rast se biem dakort se opozita është Partia Demokratike) duket sikur ka hyrë në labirinthin pa kthim, të shpalljes “non-grata” të saj. Ajo parti ka marrë tashmë hijen e ish-liderit historik. Në oborrin, zyrat, korridoret dhe sallat e saj, flitet për Berishën, “bëmat” dhe fushatën e tij, luftën e tij ndaj amerikanëve, dhe mburren se “kemi një burrë që nuk trembet ndaj tyre”. Janë të vegjël dhe të paditur, tek i dëgjon të thonë në mexhilis, se “Berisha është kryetari, babai politik, Berisha është i vetmi që do ta rrëzojë këtë qeveri, me Berishën nuk matet asnjë, as SHBA”. Kjo miopi politike, është më e theksuar edhe tek “rinia e partisë”, tek ajo që dikur mbante shpresën Berisha, dhe që sot e ka kthyer në levë qorre e tij. Por ish-lideri, sot i rikthyer në “lider aktual”, nuk ndalet. Ai e ka vendosur të “djegë” partinë për të shpëtuar “nderin dhe dinjitetin e tij politik”. De facto , Partia Demokratike është një parti “non-grata”. Dhe pavarsisht deklaratave që vijnë nga SHBA dhe Ambasada e saj në Tiranë, Berisha vazhdon rrugëtimin e tij. Po heq të gjithë kryetarët e degëve, po bën “zgjedhjet e reja” dhe vendos besnikët e tij në rrethe, po zbaton planin e largimit “me lezet” të atyre që mbështesnin Bashën, do të largojë padyshim Alibeajn, dhe deri në Shtator (një muaj me ogur ky) ai do të jetë shefi i ri i partisë, por jo opozitës. Një tjetër synim që ka Berisha sot, (e habitshme kur e mendon) është edhe rikthimi në pushtet…a thua se erdhi dje nga jeta publike, nuk e njohin, dhe pasi bëhet kryetar partie, kërkon të bëhet edhe kryeministër. Partia Demokratike po kthehet në shoqatë, nga ku bëhet humor me “ushtarët” e partisë, u tregohen atyre barcaleta dhe rrëfime me “pushtet dhe kryeministër”, ku padyshim personazhi kryesor mbetet ish-lideri Sali Berisha.Ata nuk munden kurrë ta mendojnë se, një ditë të bukur partia do të mbetet jashtë çdo axhende për ndërkombëtarët, pasi u ka mbushur rradaken Berisha se “rikthimin në politikë ashtu si unë, e bën çdo lider në botë”. Tragjikomike kur e dëgjon, se si u flet atyre që e besojnë akoma edhe se “kongresi i Ramës ishte frika e tij ndaj rikthimit tim”. Pothuajse i ka bërë, ata që e rrethojnë si robotikë, dhe sipas gjasave, nuk kanë ndërmënd ti thonë “as largohu dhe as mos kandido”. Një opozitë e rikthyer në duart e ish-liderit, që është shpallur “non-grata” nga partneri ynë stradegjik SHBA, natyrisht nuk mund të shpresojë që pa mbështetjen e tyre, të fitojë pushtetin. Shqiptarët e dinë, e njohin, dhe e mbajnë mënd fare mirë, Berishën president, Berishën kryeministër, e dinë dhe e mbajnë mënd mirë edhe Berishën në opozitë, kur digjeshin dhe shkatërroheshin qytetet dhe institucionet e shtetit,ndaj çdo përpjekje e tij për “rikthim në pushtet”, mbetet imagjinatë e shfrenuar dhe tallëse, që ai servir tek ata që e mbështesin akoma.
Next Post
Berisha, PD, SPAK, media, i ‘llastuari’ Basha dhe ‘Sindromi i Stokholmit’

Berisha, PD, SPAK, media, i ‘llastuari’ Basha dhe ‘Sindromi i Stokholmit’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In