• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita e shitjes ambulante të çikërrimave politike!

by Alfred Peza
17/08/2020 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/

Nuk kanë asnjë lidhje në asnjë pikëpamje me ata qindra e mijëra, që prej 30 vjetësh janë vetpunësuar dhe mbajnë familjet e tyre, përmes njërit prej modeleve më fisnike të tregëtisë lëvizëse të mallrave me pakicë. Por meqë i shohin më shpesh këto kohë, ndërsa janë duke pushuar buzë detit nëpër resorte turistike, opozitarëve tanë u ka pëlqyer aq shumë me sa duket modeli i tyre, sa ua kanë vjedhur. Duke e përshtatur për tu shitur shqiptarëve përmes tij, kudo ku ndodhen, çikërrimat e tyre politike!

Tregtarët ambulantë, jo vetëm në Shqipëri po kudo në botë, kanë një veçori specifike që u përshtatet shumë opozitarëve tanë. U shërbejnë klientëve me gjithfarë llojë mallrash lehtësisht të transportueshme, të cilat ato besojnë me intiuitën e tyre se u duhen, kudo ku ata ndodhen. Ky model është ndryshe nga të gjitha llojet e tjera të tregëtisë së stacionuar nëpër dyqane, magazina a markete, e ku janë vetë klientët ata që shkojnë atje për të blerë mallrat që u nevoiten!

Po pse u përshtatet kaq shumë ky lloj modeli, i shitjes së çikërrimave politike, opozitarëve tanë? Sepse nuk janë të stacionuar gjëkundi, prej afro dy vjetësh, në mënyrë që shqiptarët të shkojnë e të kërkojnë shërbimet që u nevojiten. As nëpër Njësitë Administrative, as nëpër Bashki, as në Parlament e askund tjetër ku një opozitë normale, e ushtron aktivitetin e vet politik në funksion të qytetarëve, anëtarëve dhe votuesve të vet.

Çfarë veçorie ka tregëtia ambulante? Nuk ështe e specializuar për një kategori të veçantë shërbimi, mallrash apo produktesh të cilat me kalimin e kohës, gjithkush e di se ku mund ti gjejë. Por janë shitësit vetë ato që shkojnë tek njerëzit, me atë lloj oferte nëpër duar apo karroca e tezgat e tyre shëtitëse, që ata besojnë se kanë edhe më shumë nevojë klientët e tyre potencialë!

Ndaj opozitarët tanë i sheh prej dy vjetësh, qëshkurse kanë dalë në rrugë, të mos kenë asnjë plan konkret institucional. Asnjë projekt prespektiv në funksion të përsosjes së sistemit të vendit. Asnjë strategji afatgjatë. Asnjë kauzë të madhe qytetare. Asnjë alterenativë qeverisëse të ndryshme nga ato të qeverisjes aktuale lokale dhe qëndrore. Asnjë program të studiuar përmes alternativës së tyre politike dhe elektorale.

Ndaj i shihni gjithmonë e më tepër, të gjithë opozitarët tanë pa një lider serioz mbi kokë. Pa një ide fikse që të jep besim afatgjatë. Pa një plan që të bën të shohësh veten dhe nevojat e tua, në të ardhmen. Por sheh vetëm individë të shpërndarë kuturu nëpër çdo hapësirë të mundshme virtuale e mediale, që vrapojnë kush e kush për hesapin e vet opozitar, për ti shitur çdo shqiptari të mundshëm që u del përpara, çikërrimat e veta politike që besojnë se u duhen në këtë moment.

Shitësit ambulantë në sezonin veror, pushtojnë plazhet duke u shitur pushuesve nga produktet për të shuar etjen, freskuar e larguar sadopak vapën, e deri tek çikërrimat për tu argëtuar e kotur poshtë çadrave e nëpër shezlongë, për të kaluar kohën në rërë, buzë vijës së ujit e brenda në det. Pasi mbaron sezoni, të njëjtët i sheh të nesërmen para mureve të shkollave, duke u shitur çikërrima nxënësve. Nëpër stadiume, tifozëve. Tek liqeni, fëmijëve. Më 14 shkurt, të dashuruarve. Më 7 mars, mësuesve. Më 8 mars, nënave! E kështu, në çdo ditë, javë, muaj e stinë të vitit.

Edhe opozitarët tanë, i sheh të bëjnë të njëjtën gjë, duke kopjuar në mënyrën më të keqe tregtarët e mirë ambulantë. A ka radhë nëpër pikat e kalimit kufitar? A ka rënë ndonjë pikë shiu sot gjëkundi? Po zjarr në ndonjë pemë? A u bë ndonjë aksident në rrugë? A pat ndonjë lëkundje tërmeti? A mbeti ndonjë kosh me mollë pa u shitur? A po prishet ndonjë ndërtim pa leje? A po ndërtohet ndonjë vepër publike që ta pengojnë? A do arrestohet ndonjë kriminel? Hetohet ndonjë biznesmen? I pikon çatia ndokujt? A ka mbetur ndonjë arë pa punuar? Aty i ke edhe opozitarët tanë. Me statuse në rrjetet sociale. Konferenca shtypi. Deklarata. Intervista nëpër ekrane.

I keni vënë re se si kanë filluar të sulen, se kush e kush tua shesë shqiptarëve si diçka politike, çdo gjë që u del përpara? E bëjnë edhe me zë të lartë madje publikisht, me shpresën se dikush do i dëgjojë, e do gënjehet për tua blerë çikërrimat e tyre të padobishme politike? Tregtarët ambulantë, janë heronjtë e këtij sistemi ekonomik, për plotësimin e nevojave bazike të shoqërisë. Por trishtim i madh për opozitën e vendit tënd, ta shohësh të endet jashtë sistemit politik, duke mos përmbushur nevojat bazike të demokracisë!

Next Post
Meta nis pushimet dhe poston foton me hudhër sipër kokës: Sot jam shumë i lumtur

Injoranca e Ilir Metës për Kakavijën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In