• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita e përçarë, aleatët kundër Bashës: Jo bojkotit të zgjedhjeve!

by Java News
28/09/2018 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fillim ish-kryeministri Sali Berisha dhe më pas Lulzim Basha, thonë se opozita nuk mund të hyjë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Me idenë e largimit të Ramës pajtohen edhe aleatët e Bashës por nuk janë dakord me idenë e bojkotit të zgjedhjeve.

Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së thotë se vota është e vetmja mënyrë për të ndryshuar realitetin aktual politik.

“Opozita duhet të hynë në zgjedhje, kjo nuk diskutohet. Pushteti në Shqipëri edhe kur shkëmbëhet do shkëmbëhet nëpërmjet votës. Kush shtyn me idenë që këtu të nxisim rrëmyja, protesta me armë e kështu shprehish, këto janë të gjitha debate të kota, të panevojshme që e dëmtojnë opozitën”, tha Shehi per reporttv

Mbi nevojën e procesit zgjedhor shprehet edhe kreu i republikanëve.

“Nuk ka rrugë tjetër për të ndryshuar realitetin përveç se përmes procesit zgjedhor. Çështja është që shqiptarët kanë nevojë të kenë zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme ku qytetarët vendosin kush drejton nivelin lokal apo nivelin qendror. Rama ka qenë manipulator me zgjedhjet. Sa kohë do të jetë Rama në pushtet nuk mund ta kemi këtë klim për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Fatmir Mediu, kreu i PR-së

Të pyetur për mundësinë e një marrëveshjeje të re, duket se ka ndarje mes dy aleatëve të PD-së. Dashamir Shehi është i prerë në përgjigjen e tij:

“Pas historisë së hidhur që patëm me një marrëveshje, një marrëveshje naïve që vunë 4 ministra dhe 10 drejtorë që nuk bënë asnjë punë, se edhe nuk mund të bënin edhe sikur të ishin burra të zotë, ishte një gabim i rëndë i zotit Basha. Unë mendoj që nuk do ta përsërisim” tha Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së

Ndërsa Mediu është pro një marrëveshjeje e kësaj natyre:

“Nëse një marrëveshje synon për të mbulur këtë realitet të papranueshëm apo për të krijuar raporte të cilat janë preferenciale për individë të ndryshëm, unë mendoj se këto marrëveshje janë të dëmshme. Çdo marrëveshje për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme është padyshim një marrëveshje e mirëpritur”, tha Fatmir Mediu, kreu i PR-së

Për largimin e Ramës nga posti kryeministror Dashamir Shehi e sheh vetëm këtë rrugë:

“Automatikë ne nuk përdorim, kështu që qytetarët shqiptarë, nëse ky i ka mërzit duhet të dalin dhe të reagojnë ndaj kësaj qeverie. Jam i sigurt që ditën që do reagohet seriozisht me mijëra njerëz në shesh, Rama dhe banda e tij ikin”, tha Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së

Ndërsa kreu i republikanëve kërkon stabilitet brenda radhëve opozitare.

“Opozita nuk mund të jetë një mundësi për të hipur dhe zbritur secili sipas interest të momentit por duhet të jetë një opozitë e qendrueshme për interesa të qytetarëve për të ndërtuar shtetet dhe jo për të marrë pushtet”

a.ç

Next Post
FOTOLAJM/ Njihuni me shkollën shqiptare që ka vetëm 1 nxënës

FOTOLAJM/ Njihuni me shkollën shqiptare që ka vetëm 1 nxënës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion, për disa gjëra nuk ka nevojë të…

“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion, për disa gjëra nuk ka nevojë të…

December 30, 2025
U përdhunua nga 70 vjeçari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: E futëm në shtëpi! Drejtësia të bëjë punën… 

U përdhunua nga 70 vjeçari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: E futëm në shtëpi! Drejtësia të bëjë punën… 

December 30, 2025
U zgjodhën deputetë më 11 Maj/ Qeveria liron nga detyra 3 zv.ministrat, Ilva Gjuzi, Ceno Klosi dhe Romina Kuko!

Shuma e kompensimit në bazë të të ardhurave/ Qeveria miraton paketë financiare shtesë, kategoritë që përfitojnë

December 30, 2025
Përdhunoi 12-vjeçaren, ky është 70-vjeçari që u arrestua nga policia e Pogradecit (EMRI-FOTO)

Përdhunoi 12-vjeçaren, ky është 70-vjeçari që u arrestua nga policia e Pogradecit (EMRI-FOTO)

December 30, 2025
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

VENDIMI/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur (EMRAT)

December 30, 2025
“I bëre shqiptarët frikacakë”, plas debati në studio mes Qafokut dhe Lapajt: Dështuat në zgjedhje, nuk ia dolët

“I bëre shqiptarët frikacakë”, plas debati në studio mes Qafokut dhe Lapajt: Dështuat në zgjedhje, nuk ia dolët

December 30, 2025
LVV do ta “zvogëlojë ndikimin e Listës Serbe” në institucionet e reja

LVV do ta “zvogëlojë ndikimin e Listës Serbe” në institucionet e reja

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com