• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Opozita e Kosovës pa alternativë

by
27/09/2015 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vend të argumenteve, janë thyer vezët këtë javë në Kuvend. Ato u hodhën nga deputetët opozitarë në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa që në nisje të raportimit të tij për katër marrëveshjet e fundit me Serbinë. Opozitarët i ikën ballafaqimit të argumenteve në këtë seancë plenare, e cila u shty për një ditë tjetër, shkaku që, pas aksionit kundër Mustafës, ata penguan fizikisht edhe zhvillimin e punimeve të mëtejme. Një seancë e ndërprenë edhe javën e shkuar, shkruan “Koha Ditore”.

Dhe, këtyre veprimeve dhe arsenalit të vezëve i kanë paraprirë edhe aksione të tjera, sikur gjuajtja në dy raste të ndara në drejtim të eskortës së kryeministrit, tentativa për të zhvilluar edhe aksione proteste në shtëpinë e tij në fshatin Prapashticë të Prishtinës, e edhe shfryrja e gomave të dhjetëra veturave qeveritare.

Paralelisht veprimeve, opozita përdor një diskurs të ri, të orientuar edhe në fyerje. Shembull i kësaj është edhe rasti kur Ramush Haradinaj e quajti “peder”, një term përçmues për meshkujt me orientim homoseksual, kreun e delegacionin kosovar që i udhëhoqi negociatat për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Murat Meha. Veprimet janë dënuar nga institucionet shtetërore, ndërsa kanë marrë notë negative edhe nga shumë diplomatë të akredituar në Prishtinë. Radikalizmi i opozitës shihet si pafuqi e saj për të konkurruar me ide në skenën politike, e njëkohësisht mungesë e alternativave kundrejt politikave qeveritare.

Vëzhgues të zhvillimeve politike thonë se do t’i kushtojë kjo më së shumti vetë opozitës. Po kështu, edhe se viktimizimi i kryeministrit mund ta mobilizojë rreth tij një pjesë të heshtur të elektoratit. Një alarm që japin, është edhe ai se armiqësia mund të bartet edhe në publik..

Next Post

Bulqizë, arrestohet i shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë Fadil Tërnova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com