Në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, që do të jetë solemne, deputetëve do t’iu drejtohet komisionari për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim, Johannes Hahn. Frashër Krasniqi, zëdhënës i Vetëvendosjes, ka thënë për Koha.net se opozita do të merr pjesë në seancë dhe nuk do ta bllokojë atë. Kurse, Koha.net, ka arritur të siguroj informacione nga burime brenda opozitës, që aksioni i tyre nesër në Kuvendin e Kosovës do të jetë i njëjtë sikur tek presidenti austriak, Heinz Fischer, një transparent ku do të ketë mesazh drejt komisionarit Hahn.