Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se opozita është e frikësuar nga çelja e negociatave dhe po lëviz çdo gur për të sabotuar procesin.
Rama tha se me çeljen e negociatave, drejtësia shqiptarë bëhet një problem i madh për opozitën, që nga pastrimi i parave me vulën e partisë, deri tek kuintalët e kokainës të fshehur në banane me vulën e prokurorisë”
“Për fat të keq të Shqipërisë duhet të merremi jo vetëm me rrymat skeptike, por edhe me murin që opozita i ngre Shqipërisë, duke mos lënë gur pa lëvizur për të sabotuar këtë përpjekje të krejt shoqërisë tonë. Ata po tentojnë të bllokojnë krejt Shqipërinë. Vulëhumburit pa atdhe të coroditur nga frika e drejtësisë, janë vërsulur me tërbim në një ofensivë balte. Me çeljen e negociatave drejtësia shqiptarë bëhet një problem i madh për opozitën, që nga pastrimi i parave me vulën e partisë, deri tek kuintalët e kokainës të fshehur në banane me vulën e prokurorisë“, deklaroi Rama
Javanews.al/a.ç