• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita e Berishës mblidhet për Belerin, Dule ankohet: Rama ushtron ndikim te gjyqësori

by A R
29/02/2024 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita e Bashkuar dhe avokati i kreut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri kanë deklaruar se figura e Belerit është denigruar.

Në fjalën e tij në konferencën për media, Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule akuzoi kryeministrin Rama se ka ushtruar ndikim te gjyqësori për arrestimin dhe ecurinë e procesit ligjor ndaj Belerit.

Sipas Dules, Rama nxiti nacionalizmin e sëmurë për helenizimin e Himarës për realizimin e arrestimit të Belerit.

“Kjo është çështje që nisi më 6 maj nga kryeministri Edi Rama. Nisi me fushatë zgjedhore në bashkinë Himarë, me tubimin në qendër të Himarës ku u evidentuan 2 elementë të papranueshme për një fushatë zgjedhore

Denigrimi I figurës së z.Beleri me fyerje, bullizëm dhe karakterizime të papranueshme.

Me shpifje: Ju kujtoj faktin publik se duke instrumentarizuar, shtrembëruar përkthimin për helenizmin, Rama duke shfrytëzuar segmente të medias e shndërroi në helenizim, duke përmbysur kuptimin e fjalës. Kemi denigrimin e figurës së Belerit dhe përgatitjen e opinionit publik me nxitjen e nacionalizmit të sëmurë për të përgatitur pikërisht atë që pasoi. Më datë 8, e hënë, në një kohë që z. Beleri ishte në një aktivitet jashtë vendit, nis përgjim telefonik i tij dhe ambiental nga një grup prej 15 efektivësh. Pasi nuk u arrit që të gjendjen një fakt I vetë gjatë përgjimeve, realizohet një arrestim në fakt rrëmbimi në qendër të Himarës në një moment kur ishte me avokatin e tij. Me retorikën në rritje nacionaliste të z. Rama.

Nuk u mor me kandidatët lokal por u mor me z. Beleri duke arritur kulmin një orë para arrestimit, rrëmbimit të z. Beleri ta kërcënojë nga një emision televiziv.

Rama nuk u ndal me kaq, para çdo vendimi të gjykatave, duke matur fajin, duke e krahasuar atë me raste të tjera analoge, çka përbën ndërhyrje të hapur në punën e gjyqësorit dhe dëshmon se çështja Beleri ka qenë frymëzim, regji dhe monitorim në çdo detaj të saj nga z. Rama.

Përjetojmë dy shkelje madhore kushtetuese, janë dispozita të konventës evropiane të të drejtave të njeriut, janë pjesë e legjislacionit në të gjitha vendet.

Belerit i privohet, në një kohë që prezumohet i pafajshëm, e drejta e zgjedhjes. Zgjedhjet nuk përfundojnë me ratifikimin e vendimit të KQZ, ajo përfundon me betimin e të zgjedhurit”, tha Dule.

Ndërsa avokati i Belerit, duke iu referuar seancës së djeshme ku Gjykata e Posaçme vendosi të japë  më 5 mars vendimin ndaj kreut të zgjedhur të Bashkisë Himarë, u shpreh se  janë dy-tre drejtues policie ata të cilët kanë iniciuar dhe kanë tërhequr Prokurorinë dhe gjykatën në procesin e paligjshëm ndaj klientit të tij.

“Nuk ka ndodhur që të ndërpritet diskutimi përfundimtar në mbrojtje.  Belerit nuk iu dha e drejta e fjalës si i akuzuar për ti dhënë prokurorisë shanse për rregullimin e gabimeve: tablatet e telefonike nga data 8-12 bashkëpunëtorët e policisë nuk ka qene fare në Vlorë. Kjo provë është iniciuar nga policia, jo prokuroria. Këtë e ka inciuar policia. Dy-tre drejtues policie, kanë iniciuar këtë dhe kanë tërhequr prokurorinë e gjykatën në këtë proces të paligjshëm. Numri i lartë i personave të përgjuar, provon se ndjekja penale kishte filluar nga policia ditë më parë pa urdhrin e prokurorit”, tha ai.

Gjykata e Posaçme vendosi dje (28 shkurt) të japë më 5 mars vendimin ndaj Fredi Belerit që mbahet i arrestuar për akuzën e  korrupsionit në zgjedhje.

Në pretencën e prokurorëve të SPAK, kërkohet që Fredi Beleri të dënohet me 2 vite e 6 muaj burg për blerjen e 8 votave në fushatën elektorale të 14 majit, kur rezultati i votimeve të 14 majit ishte me 19 vota diferencë. Ndërsa 4 vite shërbim prove kërkohet të jetë dënimi për të pandehurin tejtër Pandeli Kokaveshi.

/a.r

Next Post
Mori armën dhe shkoi të vriste fqinjin, parandalohet krimi në Fushë Arrëz, arrestohet autori

Mori armën dhe shkoi të vriste fqinjin, parandalohet krimi në Fushë Arrëz, arrestohet autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In