Këshilli Politik do të mblidhet sot në orën 12:00, pas kërkesës së opozitës së Bashkuar një ditë më parë.
Mediat raportojnë se negociatat mes palëve kanë ngecur sa i përket mos gjetjes së një dakordësie për listat dhe koalicionet.
Ndërsa PS-ja ka propozuar një draft në dukje me lista 100% të hapura, duke eliminuar koalicionet parazgjedhore, opozita këmbëngul për mos prekjen e këtyre të fundit, ndërsa shton se formula e propozuar nga PS për lista 100% të hapura nuk është e saktë.
Opozita ngul këmbë që për të arritur në një produkt final duhet marrë më parë ekspertiza e ODIHR, ndërkohë që mazhoranca përmes Damilan Gjiknurit e ka specifikuar që tek ODIHR shkohet kur të kenë një produkt final të dyja palët.
Ndërsa ditën e sotme nuk dihet nëse do të ketë një draft të dorëzuar nga Opozita e bashkuar.
/e.rr