• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita duhet të mësojë si bëhet fushata

by Artur Ajazi
24/04/2023 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ka 32 vjet që ripërsëriten të njëjtat fjali shabllon nga opozita në çdo fushatë elektorale si, “takimet derë më derë, kokë më kokë, shtëpi më shtëpi, dyqan më dyqan”, dhe nuk u premtojnë pak, por një “thes me arritje pas fitores”. Por populli thotë “kur e kam ustain te dera, ç’më duhet çiraku që vjen pas tij”. Pra, kur kryetarët e bashkive që rikandidojnë si në Tiranë, Elbasan, Korçë, Fier, Ersekë apo Roskovec, kanë punuar, investuar, projektuar dhe vazhdojnë transformimet e qyteteve të tyre, atëhere pse duhet ti besojnë atyre që kanë dhënë prova se nuk dinë. Por në fakt, më tepër se kandidatët e saj, vetë opozita duhet të mësojë si bëhet fushata. Duhet të ndryshojë vehten, pastaj qytetet ku ajo pretendon të fitojë. Kjo sepse të bësh fushatë me arritje, dhe të bësh fushatë me premtime boshe, janë 2 gjëra krejt të kundërta.

Erion Veliaj në Tiranë, kërkon një mandat të ri, duke shpalosur pa bujë arritjet e tij, por a mund ti besosh Belindit, kur prezanton “projekt-idetë” e nënkalimeve, qendrave argëtuese komunitare apo dhe të tjera gjëra, kur ato mbeten thjesht sajesa imagjinare ? Po ashtu edhe Gledian Llatja në Elbasan i cili vjen me punë madhore të kryera për qytetin dhe qytetarët, dhe që janë në vazhdim e sipër, duke patur një krenari të ligjshme për të kërkuar mandatin e dytë. Po aq dinjitoze mbetet kryetarja e bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi (e sulmuar nga Berisha së fundi) e cila e kthyer qytetin e saj në vend të jetueshëm dhe lakmueshëm, ku nuk kanë munguar investimet e qeverisë dhe projektet e tjera të asaj bashkie.

Pothuajse në çdo qytet, madje edhe në “bastionin e saj” në Shkodër, opozita e katranosur, po shpalos modelet e vjetëruara të të bërit fushatë. Fjalimet e lodhshme, akuzat e ripërsëritura nga 1000 herë nga drejtuesit e saj, nuk kanë më shanse të jenë fonde të besueshme nga qytetarët. Njerëzit kanë nevojë për diçka të re, për një stil dhe performancë ndryshe edhe në 30 ditët e fushatës. Dhe këtë gjë, më mirë se kushdo ata e kanë parë edhe këtë fushatë tek Edi Rama.

Nuk ka nevojë të valëvitësh flamuj, banderola, nuk ka nevojë të hapësh “çarçafët” e projekteve mes qyteteve dhe tu thuash njerzve se “ja këto do ti bëj unë, ndaj më votoni”. Në 2023, nuk mund të bësh fushatë sikur je në 1996, 2001 apo 2015. Ndaj mendoj se gjëja e parë që duhet të bëjë kjo opozitë, është të mësojë si bëhet fushata, ç’nevojë kanë qytetarët të dëgjojnë dhe pse duhet të besojnë, pastaj të kalohet tek kërkesa për të votuar për ty. Fitorja nuk vjen duke ju imponuar qytetarëve, pasi ajo vjen fare natyrshëm kur ti ke dhënë prova, se di të punosh dhe arrish objektivat që kanë bazë logjike.

Next Post
Takimi në Finiq, Alibeaj: Largimi i Berishës nga PD, i dhimbshëm por i domosdoshëm

Takimi në Finiq, Alibeaj: Largimi i Berishës nga PD, i dhimbshëm por i domosdoshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Me mentalitetin e Partisë unike në sistemin shumëpartiak

March 29, 2026
I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

March 29, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
Shërbim Prove….

Kush kërkon kaos në Shqipëri?

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In