• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozita duhet të kthejë sytë nga vetja”, Baçi: PS fitoi 10 mandate më shumë nga mungesa e bashkimit

by B K
04/06/2025 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Agim Baçi, i ftuar në studion e News24, ka komentuar aktualitetin politik në vend, duke vënë theksin te reflektimi i opozitës pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Baçi tha se shumica e ndërkombëtarëve i kanë njohur zgjedhjet, ndërsa opozita, duke marrë pjesë në to, ka pranuar rregullat e lojës. Sipas tij, ngritja e problematikave nga opozita është e drejtë dhe e nevojshme, por kjo nuk e shpëton atë nga përgjegjësia për performancën e dobët para qytetarëve.

“Rezolutat e partive popullore që mbështesin pretendimet e PD dhe Berishës nuk janë kthyer në vendime në Bruksel. Ato mbeten thjesht diskutime politike pa pasur ndikim real në vendimmarrjen europiane”, u shpreh analisti.

Ai theksoi se ndryshimi në Shqipëri ka ndodhur me votë në të shkuarën, por për të rikthyer besimin e shqiptarëve, opozita duhet të shikojë brenda vetes dhe të rindërtojë ofertën e saj politike.

 

 

Sa i takon partive të reja, Baçi u shpreh kritik ndaj mungesës së bashkëpunimit mes tyre për të ndërtuar një pol të tretë politik. “Është e papranueshme që, ndonëse ndanin të njëjtat qëndrime për SPAK, largimin e Ramës dhe Berishës, uljen e taksave dhe mbështetjen për sipërmarrjen, ata folën me gjuhën e vjetër politike”, tha ai, duke shtuar se në politikë kompromisi është art që nuk mund të shmanget.

Sipas Baçit, Partia Socialiste fitoi 10 mandate me të njëjtin nivel votash si në 2021, pikërisht për shkak të mungesës së një koalicioni të qartë opozitar që do të përfaqësonte një alternativë të re.

Next Post

Janë në fazën që po gënjejnë veten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com