Të ashpër në kritika kanë qenë krerët e tri partive opozitare në vend, ata të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës. Visar Ymeri, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj, kanë thënë sot në një konferencë për median se Diplomacia e Kosovës ka dështuar keq për të siguruar votat për anëtarësimin në organizatën ndërkombëtare UNESCO dhe për këtë bëjnë fajtor edhe fushatën raciste siç e quajtën ata të Serbisë. Krejt kjo po e shtynë opozitën që të kërkoj ndaljen e dialogut me Serbinë.
Për Fatmir Limajn e Nismës ky është dështimi më i madh që nga formimi i diplomacisë kosovare, andaj edhe vazhdimi i dialogut nuk është i arsyeshëm.