• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Opozita dhe trishtimi për mungesën e kauzës

by Ben Andoni
01/11/2020 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Prej kohësh kryetari i Opozitës Lulzim Basha i është ngjitur kauzës së pandemisë. Çdo pak orë nga burime të ndryshme të kuartierit të tij përcillen mesazhe për menaxhimin e keq të situatës pandemike në vend. Jepen dëshmi, krahasohen eksperienca, akuzohet. Shumë akuzohet. I përgjigjet Rama. Sërish me akuza për paaftësi dhe… Fatkeqësisht, mënyra sesi po menaxhohet në Shqipëri nuk duhet se është më ndryshe nga vendet e tjera, qoftë me kapacitete shumë më të larta se ne. Ndërkohë, as edhe një nga mjekët, që janë në kuartierin e PD-së, nuk mori kurajën qytetare t’i bashkohej një aksioni kombëtar dhe të ndihte si mjek i thjeshtë. Makar të vishte në mënyrë simbolike bluzën e bardhë. Këtu veçohen atdhetarët dhe këtu dallojnë kauzat.Nuk po merremi me partitë e vogla, që me mundësitë e kufizuara vetëm atakojnë dhe mllefosin teksa po kalkulojnë se nga do ia mbajnë pas 25 prillit. Dhe, kanë të drejtë. Është caku i fundit për disa. LSI-ja nuk bie më poshtë, porse është më racionale, tashmë që ka humbur shumë në opozitë. Megjithatë, shigjetat e saj janë vetëm në një drejtim: Duhet të shpohet Rama dhe të shporret, të zhduket!!! Kryemadhi e tregon me gjestikulacione dhe me pathos të gjithë. Tek e fundit po shikon qartë se kauza është vetëm ai dhe jo vetëm e thjesht gjendja ekonomike e vendit që përmendet vetëm si ilustrim apo situata sociale në vend. Ilir Meta, presidenti i vendit, duke luajtur mes funksionit si primar i vendit, por edhe si pjesëtar indirekt i opozitës ka sjellë një regjistër ligjërimi që shpesh e nxjerr zbuluar në ambicien e tij të pamatë politike, që ia ushqeu Rama. Dhe, më tej, partitë e reja që e kanë nisur ligjërimin për të treguar  se janë të reja në mendësi, duke folur dhe duke u rrethuar me të rinj, që rrinë të shushatur para këtyre ligjërimeve, në dekorin e radhës.

Të gjithë pozojnë: Meta me gjuhën e trupit fizike dhe pak si shumë butaforike; Basha me indiferencën dhe sigurinë e fitores 100%; Topalli me shpresën e brishtë për ndryshim, të tjerët me gjuhën e padurimit dhe ofrimin e kapaciteteve të tyre minore. Nga ana e tij, kryeministri u përcjell nga një video në ditë në endjet e tij shqiptare, një mesazh për ndonjë figurë harruar prej dekadash dhe ironi shumëplanëshe. I gjithë ky karusel i ka lodhur shqiptarët në vërtitjen e tij, saqë mezi po presin 25 Prillin, ditën kur kjo tollovi do të marrë disi udhë. Për fat të keq, kemi dhe disa muaj para, që këtij padurimi i shtohet edhe makthi pandemi për të cilin askush në glob nuk ka një përgjigje, përveç lloj-lloj specialistësh pa kurajë, që kumtojnë receta dhe rregulla pafund, që ndryshojnë sërish.

Ka të ngjarë që Shqipëria sërish duket se do t’i falet të Majtës. Këtë e shikon nga paqartësia e ideve që artikulohen dhe lodhja prej çështjeve, që nuk lidhen me Ramën. Dhe, e Majta po përfiton bajagi. Ka tetë vjet në pushtet dhe duket se në këtë mandat në trenin e vet do të përfshijë dhe parti të tjera, që dikur nuk mund të imagjinoheshin. Jo më kot, edhe parti si Balli apo edhe të tjerë si Partia Agrare e kanë ulur tonalitetin agresiv, duke i shkelur syrin e duke pritur ofertën e re të PS-së.

Larg frymës së partive kryesore në vend, ajo që na dhemb të gjithëve është mungesa e kauzës së drejtë nga opozita, mungesa e Mea Culpës nga Socialistët, ajo që ushqen frymë dhe që ndikon në votime. Bash ajo që i bën njerëzit të mos shohin vetëm ikjen si mundësi.  Është e lehtë të bërtasësh për pandeminë, për situatën post-tërmet, por është e vështirë të ngresh kauzë, kur mendon thjesht se duhet të largohet thjesht Rama. Kjo po i lodh njerëzit sot, sepse njerëzit nuk duan më këta lloj liderësh sesa njeriun, që t’u japë një drejtim dhe t’i bëjë të jetojnë disi më pa andralla. E opozita, për fat të keq, nuk po na jep një kauzë reale, të qartë e të thjeshtë kundër…”përbindëshit”, me shumë probleme Rama. (Javanews)

 

Next Post
Japonia, ekonomia e tretë më e madhe në botë, zotohet: “Bëhemi karbon-neutral brenda 2050-ës”

Japonia, ekonomia e tretë më e madhe në botë, zotohet: “Bëhemi karbon-neutral brenda 2050-ës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

November 7, 2026
Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

November 7, 2026
Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

November 7, 2026
Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

November 7, 2026
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

November 7, 2026
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In