• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita dhe plani ‘B’ i saj për zgjedhjet lokale

by Java News
27/03/2019 07:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Data 18 mars nuk ishe afati përfundimtar për opozitën joparlamentare për dorëzimin e listës me emrat e komisionerëve për administrimin e zgjedhjeve lokale. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë një tjetër mundësi, e parashikuar në ligjin zgjedhor, për të propozuar gjysmën e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-të), nëse vendosin të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, sikundër kanë sinjalizuar ditët e fundit. Konkretisht, afati i fundit për opozitën për propozimin e komisionerëve është data 31 maj. Kodi Zgjedhor, në nenin 29, parashikon që kur partitë politike në opozitë nuk paraqesin kandidatët për komisionerë, vendet vakante plotësohen nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve me komisionerë të pavarur, të cilët plotësojnë kriteret ligjore.

Por, pika pesë i këtij neni parashikon që anëtarët e KZAZ-ve të emëruar kryesisht qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e anëtarëve të propozuar nga partitë politike. Sipas kësaj pike, zëvendësimi duhet të kryhet jo më vonë se 30 ditë nga dita e zgjedhjeve. Në rastin konkret, zgjedhjet lokale do të mbahen në datën 30 qershor. Referuar datës së zgjedhjeve, opozita ka afat deri në 31 maji për të propozuar anëtarët e KZAZ-ve. Ndërkaq, në rastin e zgjedhjeve të parakohshme, zëvendësimi kryhet jo më vonë se 5 ditë nga dita e zgjedhjeve. Në këto kushte, vendimi i PD-LSI për të mos propozuar komisionerët brenda afatit të parë mund të jetë një lëvizje taktike për të shtuar presionin ndaj qeverisë, me qëllim për t’i imponuar pranimin e kushteve.

Plani B 
Dyshimet për një plan B të opozitës për të propozuar komisionerët dhe për të marrë pjesë në zgjedhje konfirmon edhe nga një udhëzim i Lulzim Bashës. Ditën e hënë, Basha ka porositur funksionarët demokratë që të punojnë me listat e zgjedhësve. Ajo që në gjuhën e strukturave partiake quhet krehja e listave, në praktikë do të thotë që secili përgjegjës për zonën zgjedhore merr listat e zgjedhësve të qendrës së vetë të votimit, dhe evidenton elektoratin e mundshëm të PD-së. Në këtë seleksionim shtabi i partisë saktëson kush janë njerëzit besnikë të saj, kundërshtarët dhe të lëkundurit. Kjo përgatitje është në funksion të zgjedhjeve lokale 30 qershorit. Siç duket, opozita po përgatitet për zgjedhjet lokale, ndonëse nga ana tjetër kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Presioni i trefishtë 
PD-LSI janë përballë një presioni të trefishtë për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Së pari, prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Bashkimi Evropian dhe SHBA janë të prerë kundër bojkotit të zgjedhjeve. Së dyti, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se më apo pa opozitën zgjedhjet lokale do të zhvillohen, duke paralajmëruar se PS do të drejtojë edhe bashkitë që sot udhëhiqen nga përfaqësuesit e opozitës. Së treti, strukturat e PD-LSI dhe kryebashkiakët e tyre po ushtrojnë presion për të marrë pjesë në zgjedhje. Po ashtu, akti ekstrem i djegies së mandateve dhe i daljes nga sistemi parlamentar nuk prodhoi efektin që priste opozita. Faktoi ndërkombëtar dënoi këtë akt, ndërsa theksoi se parlamenti është legjitim. Periudha pas djegies së mandateve po konfirmon se akti ekstrem po dëmton më shumë opozitën, duke i bërë më të pamundur realizimin e qëllimit të saj, për rrëzimin e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. /raport.tv

 

/a.meta

Next Post
“Investimet e huaja në Shqipëri arrijnë 1 miliardë euro në vitin 2018”

Pse u 'rrëzua' euro në Shqipëri? Nga vijnë dhe ku ikin sërish paratë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
“Personat vulnerabël duhet të jenë prioritet”/ Në Kosovë, kërkohet me ngulm rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale

Skandal me delegacionin somalez në Kosovë! Zhduken 9 anëtarë, vetëm dy persona kthehen në atdhe

November 12, 2026
Nga diplomacia te lufta e Kosovës, UEJL promovon librin e Zef Mazit më 18 nëntor

Nga diplomacia te lufta e Kosovës, UEJL promovon librin e Zef Mazit më 18 nëntor

November 12, 2026
LIVE! Shqipëri-Finlandë 1-0, mbyllet pjesa e parë

LIVE! Shqipëri-Finlandë 1-0, mbyllet pjesa e parë

November 12, 2026
“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!

“Ke punë të vështirë!”, Shala i jep këshilla kreut të ri të SHISH: Ja çfarë duhet të ndryshosh

November 12, 2026
Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

November 12, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Tatimi mbi pronat, eksperti: Barra fiskale do t’i shtrenjtojë banesat dhe qiratë

November 12, 2026
Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti

Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti

November 12, 2026

Arsyet e mjedisit toksik brenda opozitës!

November 12, 2026
“Reuters” zbulon pazaret e naftës venezueliane, veprimet që implikojnë zëvendëspresidentin JD Vance

“Reuters” zbulon pazaret e naftës venezueliane, veprimet që implikojnë zëvendëspresidentin JD Vance

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In