Opozita ka braktisur konferencën e kryetarëve pas kërkesave për dorëheqjen e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Jashtë kryesisë kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho përsëriti akuzat për zgjedhjen e kryeprokurorit, për të cilin tha se është zgjedhur për mbylljen e çështjeve “Tahiri”, “Dako”, “Sejdini”, etj. Ai deklaroi sek jo u tregua edhe me largimet e prokurorëve nga kryeprokurorja e re dhe zëvendësimin e tyre me prokurorët e Ramës, si dhe nga lirimi i Orest Sotës.
Në të njëjtën kohë që jashtë fliste Spaho, homologu i tij nga PS, Taulant Balla publikoi në Instagram foto të karrigeve të deputetëve të opozitës bosh. Balla përsëriti se opozita është bërë bashkë për shkak të frikës nga drejtësia, duek e quajtur këtë një fat të keq për Shqipërinë.
“Fati i keq për Shqipërinë për këtë opozitë që ka. Bojkotojnë detyrën kushtetuese në ditën kur Konferenca e Kryetarëve diskuton fillimin e procedurave për ngritjen e KLP, KLGj edhe për 9 ligje të tjera të paketës së reformës në drejtësi. E vetmja opozitë në botë e bërë bashkë prej frikës nga drejtësia”, shkruan Balla.
a.ç











