• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita, betejë ndaj këngëtarëve

by Mero Baze
02/05/2023 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Erion Veliaj ka marrë më shumë se sa i duhet mbështetje nga shumë personazhe publike, përfshi këngëtarë të shquar si Rita Ora, apo njerëz të botës së showbizz-it në Tiranë. Kur them e ka tepruar, kam parasysh se nuk i duhen për të fituar bashkinë, por mbështetja tregon vemendjen që ka pasur ndaj tyre. Gjithsesi nuk është një nevojë elektorale. Është thjeshtë një paradë e lidhjeve që ka krijuar me botën e artit dhe kulturës dhe personazhet e saj.

Por agresiviteti që ka ngjallur tek opozitarët e Veliaj ky fenomen është i pashpjegueshëm.

Është i pashpjegueshëm në radhë të parë, pasi fushata këtu nuk është se po shkon kokë më kokë dhe Veliaj po e fiton se ka me vete gjithë personazhet publik të botës së shoë dhe muzikës. Edhe pa ata nuk ka problem me fitoren. Por fakti që ata pranojnë të shfaqen krah tij, është një shenjë mirënjohje për raportin që ka krijuar me ta në vite.

Së dyti, është shumë pretencioze të akuzosh një artist pse merr pozicion në një fushatë elektorale, kur kjo në fakt është traditë shumë e njohur. Edhe fushata e fundit në SHBA kishte yjet e muzikës botërore në krah të demokratëve dhe republikanëve.

Askush nuk e ndal Këlliçin të ketë në krah figura të tilla, pasi në liri zgjedhja politike është vendim personal dhe nuk është në dorë të moralistëve ta caktojnë se me kë duhet të bëhen.

Kush guxon të marrë qëndrim është më i ndershëm se ata që bëjnë të paanshmin, ngaqë nuk janë të sigurtë tek fituesi.

Së treti, gjithë këto kërcënime, sharje e fyerje për Rita Orën apo më parë për Dua Lipën dhe këngëtarë të tjerë, me qortime moraliste “pse dole foto me Ramën, “pse dole foto me Veliaj” etj të krijojnë idenë se këta opozitarët tanë nuk e kanë fushatën me Erion Veliaj, por me këngëtarët e aktorët. D.m.th më shumë po sulmojnë ata, se sa Veliajn që merr mbështetjen e tyre.

Merreni më qetë! Sot nuk është dita kur Erion Veliaj ka nevojë për ta, pasi i ka votat. Madje jam i pasigurtë se sa vota mund të sjellin ata. Por mbështetja e tyre ndaj Veliaj është një bilanc që tregon se çfarë ka bërë dhe për jetën e tyre artistike në qytet.

Është pak a shumë ajo alergjia që kanë opozitarët kur Veliaj numëron 40 shkollat e reja moderne që ka bërë dhe ata në kor i thonë “jo jo leri këto, mos na i trego këto, e dimë që i ke bërë”.

Tani mos prisni që Erion Veliaj në fushatë t’u tregoj çfarë nuk ka bërë dhe çfarë ka shkuar keq. Ato po mundët gjejini vetë dhe ballafaqohuni me të. Me këngëtarët e artistët mos u mërzisni, se ata janë njerëz të lirë dhe nuk votohen. Thjesht dëgjohen, ose jo.

Next Post
Rrëfimi përtej politikës, Veliaj flet për kohën që kalon me të birin, cili eshte filmi i preferuar i Kajanit

Rrëfimi përtej politikës, Veliaj flet për kohën që kalon me të birin, cili eshte filmi i preferuar i Kajanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In