• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita antikombëtare e Berishës kërkon destabilizimin e Shqipërisë

by Spartak Ngjela
28/08/2019 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Përdorimi si me panik nga Athina politike dhe nga Beogradi politik që i bëhët sot termit “Shqipëri e Madhe”, i ka bërë qesharakë këta në kancelaritë amerikanë dhe europiane.

Po, pse e përdorin këtë kaq rëndom, dhe si me një pasion të karakterit të një tabuje historike në rrafsh botëror?

Po, pse fillon e përdoret ky term pikërisht tani; kur presidenti i Serbisë, Vuçiç, u kthye nga Amerika i tërbuar me theksin kategorik amerikan se “Kosova është shtet i pavarur?

Dhe në fund, vërtetë mendojnë këta se politika amerikane dhe gjermane mallëngjehen pse këta po përdorin me kast një term fashist? Këta qeshin, sepse e dinë që historia po kërkon rivlerësimin e Arbërisë natyrore.

Po opozita antikombëtare Berisha, pse pikërisht tani kur çështja kombëtare shqiptare është në progres të përditshëm; kërkon destabilizimin e Shqipërisë?

l.Kur historia të lë mbrapa në të koncepruarin e saj, çdo individ që arsyeton bëhet qesharak.

Kështu e pësojnë edhe politikat arkaike që nuk mbështetën dot në sensin real historik.

Kështu është katandisur sot edhe politika greke, edhe politika serbe. Në fakt këto dy politika genocidiste antishqiptare që kanë afër 200 vjet që duan të shfarosin shqiptarët, tani janë jashtë kohe, dhe, si të tillë, po i përbuz historia.

Një popull, një politikë apo një pseudoshkencë historike përbuzen nga historia kur befas del në shesh gjithë një veprimtari politike e cila ka ushtruar dhunë kundër një populli tjetër. Sidomos kur, pasi ka fshehur apo ka fallsifikuar historinë, i ka dalë në shesh hapur historia e vërtetë.

Kjo ka ndodhur në dyqind vjet histori: falsifikim i historisë së Shqipërisë me një filozofi konstante antishqiptare. Luftë kundër gjuhës shqipe dhe genocid kundrejt shqiptarëve që tani janë të shpërndarë kudo në Ballkan dhe në Europë.

ll.Por, sado egërsisht që luftuan, nuk ia arritën dot ta mbyllin çështjen shqiptare. Shqiptarët befas u forcuan. Gjuha shqipe po del në pah si gjuha parësore në historinë europiane; dhe historia e Shqipërisë doli në skenë si një mangësi që ka krijuar krizën reale për zhvillimin e Ballkanit.

E gjithë kjo vjen ndërkohë e po konvergon me politikën amerikane dhe me politikën gjermane.

Por edhe diçka tjetër: politika amerikane tani është në skemën shqiptare për dominimin politik të Ballkanit Perëndimor kundër Rusisë.

Sllavizmi ortodoks po rezulton antiamerikanizëm historik. Ka shumë arsye për këtë fakt, por ne na duhet të flasim për faktin.

Pikërisht këtu fillon ngritja historike shqiptare: një botë shqiptare në Ballkanin Perëndimor e gjitha proamerikane dhe me sentiment të hapur perëmdimor, tani ka 20 vjet që po e zhvleftëson përfundimisht falsitetin historik të ngritur në sistem nga Beogradi dhe Athina. Tani, pas këtij fakti, propaganda fals e Beogradit dhe Athinës që shqiptarët janë forca antiperëndimore ka rënën plotësisht.

Përkundrazi: sot dy janë qëndrat antiamerikane të Ballkanit Perëndimor- Beogradi dhe Athina.

Dhe, janë pikërisht këta që janë edhe pushtuesit më të mëdhenj të Arbërisë…

Pikerisht këtu fillon politika jonë e re shqiptare… por kjo politikë ka ende dhe ca pak pengim nga të korruptuarit e mëdhenj të të gjitha krahëve të politikës aktuale shqiptare. Këta tani, janë lëshuar në Moske, në Beograd e në Ankara, dhe po kërkojnë të sabotojnë Reformën në Drejtësi dhe theksin amerikan në ecurinë e politikës shqiptare.

Por, për të gjitha ato që theksuam më lart, e kanë krejt të pamundur. (Tema) /l.m

Next Post
Po sensibilizon botën për ngrohjen globale,  vajza autike e nominuar për çmimin “Nobel”

Po sensibilizon botën për ngrohjen globale, vajza autike e nominuar për çmimin “Nobel”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In