• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opium-mania: Kur droga quhej “ilaç i shenjtë”

by Java News
27/10/2018 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Julie Peakman

Askush nuk e di me saktësi se si u zbulua opiumi. Dëshmi të hershme të konsumit të tij, janë gjetur në një varrezë neolitike pranë qytetit të Barcelonës në Spanjë, ku duket se është përdorur për efektet e tij narkotike dhe analgjezike.

Grekët e lashtë, të cilët e cilësonin opiumin si të shenjtë, mendonin se atë e kishte zbuluar hyjnesha Demetra, së bashku me perëndeshën Popi në Gazi të Kretës.

Lusi Inglis, na tregon se sa e përhapur ishte përdorimi i tij në të gjitha format, nga fara e lulekuqes deri te morfina dhe heroina. Libri i saj i fundit, na informon edhe mbi emigracionin, sëmundjet, tregtinë, misionarët, racizmin, luftërat e Opiumit, Manifestin Gin, varësinë dhe subjektet e shumëllojshme që kontribuojnë në historinë e tij.

Përdorime të reja mjekësore të opiumit janë zbuluar nga dijetarë të ndryshëm arabë të cilët kontribuan në zhvillimet në anestezi, analgjezi, farmakologji dhe kirurgji. Në Bagdad, opiumi përdorej në formën e pilulave dhe si një vaj për trajtimin e sëmundjeve, duke përfshirë lebrën.

Mjeku i Basrës Al-Kindi, hartoi një listë të çmuar të sasisë së saktë të opiumit mjekësor që duhej marrë nga njeriu, ndërsa Al-Razi më i njohur se i pari, ishte ndoshta mjeku i parë në botë që e përdorte opiumin si një anastezik të përgjithshëm.

Në Epokën e Zbulimeve, murtaja kishte vrarë miliona njerëz në Evropë, dhe opiumi u rifut në përdorim si një metodë për të mbrojtur dhe trajtuar pacientët e pasur. Përdorimi rekreativ i kësaj droge, u kopjua me entuziazëm nga qytetarët e Perandorisë Persiane gjatë periudhës së vonë të mesjetës.

Sundimtarët e Perandorisë Mugal, nisën të kishin zakon përdorimin e opiumit, duke e ngrënë atë; Perandori Jahangir ishte kaq shumë i dhënë pas drogës dhe verës, sa që ishte tërësisht i paaftë të sundonte. Rolin e tij duhej ta kryente e shoqja. Në Turqi përdorimi i tij ishte kaq i përhapur, sa që thuhej:”Nuk ka asnjë turk që nuk do ta blejë opiumin me qindarkën e tij të fundit që ka në xhep”.

Në vitin 1676, mjeku Tomas Sjadenham bëri ndoshta zbulimin më me ndikim në shoqëri duke botuar recetën e tij për laudanumin, duke ndarë zbulimin e tij në mbarë botën. Siç thekson Inglis, “opiumi, përmes manualeve të vjetra, dyqaneve farmaceutike, dhe gjithnjë e më shumë përmes pluhurit të laudanumit, gjeti vend në pothuajse çdo shtëpi”.

Ai ishte aq i pëlqyeshëm, saqë përdorej për kurimin e shumë sëmundjeve deri pas Luftës së Dytë Botërore. Efektet anësore të laudanumit u sqaruan gjerë e gjatë nga kirurgu Xhorxh Jang, i cili shkroi në vitin 1753:”Të gjithë e dinë se një dozë e madhe e laudanumit të vret, ndaj duhen paralajmëruar të gjithë përdoruesit e saj. Ka pak njerëz që e konsiderojnë atë një helm të ngadaltë, megjithëse me siguri ai është i tillë”.

Cilësitë e saj të varësisë u vërejtën veçanërisht tek gratë, të cilat, sipas mjekut francez J.Hektor St John de Krevëkyr, po “marrin çdo mëngjes nga një dozë opiumit, dhe kjo praktikë është rrënjosur kaq thellë, sa që ngjan si pa kuptim të jetohet pa të”.

Një epidemi e heroinës goditi Çikagon në fund të viteve 1940, duke prekur kryesisht komunitetet e varfra të zezakëve. Shkrimtarët Alen Ginsberg, Zhak Keruak dhe të tjerë të Gjeneratës së Ritmit eksperimentuan me të. Anektoda më famëkeqe i takon shkrimtarit Uilliam S.Burrou që i droguar qëlloi aksidentalisht për vdekje bashkëshorten e tij, gjatë një inskenimi të dramës “Vihlem Tel”. Ai u bë i varur nga droga, por romanet “Droga” (1953) dhe ”Dreka e zhveshur” (1959) u bënë klasike të letërisë amerikane.(History Today, bota.al)

Next Post
Gjermania: Jo armë në Arabinë Saudite, pa zbardhjen e vrasjes

Gjermania: Jo armë në Arabinë Saudite, pa zbardhjen e vrasjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com