• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Opinionistët: Janë pesë arsye për t’u shqetësuar për Iranin

by Java News
04/01/2018 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 1 janar 2018, një polic u vra në Iran. Kjo ndodhi në Najafabad, në qendër të vendit. Disa qytete të tjera kanë qenë skena të protestave të reja dhe në disa raste, janë sulmuar stacionet policore dhe kazermat.

Irani ka përjetuar protestat e radhës në rrugë, kundër shtrenjtimit të jetesës, papunësisë, korrupsionit të njerëzve me pushtet, dhe – risi absolute kjo – kundër institucioneve dhe mullahëve.

Të vdekurit janë të shumtë. Megjithëse numri i protestuesve është ende mjaft i kufizuar (sidomos në kryeqytet, Teheran), nuk është e qartë nëse Republika Islamike po zhytet në një krizë shkatërruese. Kjo do të kuptohet këto ditë. Ndërkohë, mund të pikasim pesë arsye për t’u shqetësuar.

Çfarë duan iranianët
E para është se iranianët nuk shohin që kushtet e tyre të jetesës të jenë përmirësuar, pavarësisht se sanksionet ndërkombëtare janë anuluar falë marrëveshjes bërthamore të firmosur me fuqitë e mëdha, nga presidenti Hassan Rohani.E dyta është se vazhdimi i normës së lartë të papunësisë dhe inflacionit e bën përhapjen kapilare të korrupsionit tashmë të padurueshme.

E treta është se kjo pakënaqësi sociale i shtohet një dëshire për liri, që është përhapur në të gjithë vendin, që nga vitet ’90.E katërta është që iranianët do të preferonin që paratë nga shitja e burimeve natyrore të investoheshin për të përmirësuar standardin e tyre të jetesës, dhe jo për të mbështetur regjimin sirian dhe Hezbollahun në Liban.

Arsyeja e pestë e kësaj krize potenciale është se pushteti iranian është thellësisht i ndarë midis pragmatistëve dhe reformatorëve, që mbështesin presidentin Rohani dhe rrymat e ndryshme konservatore, që frikësohen nga humbja e privilegjeve të tyre ekonomike. Midis këtyre dy palëve beteja po përkeqësohet, edhe nga fakti se udhëheqësi suprem është i sëmurë dhe lufta për pasardhësin pothuaj është hapur.

Vendi jeton një luftë me llogore, ku konservatorët kanë menduar që të përfitojnë prej protestave të para për të vënë në vështirësi Rohanin. Në 30 dhjetor 2017, u bë e qartë se në këtë mënyrë kishin hapur kutinë e Pandorës, dhe Rohani u përgjigj duke propozuar t’u japë më shumë liri atyre që kritikojnë politikanët dhe duke shfaqur vendosmëri të lartë përballë akteve të dhunës.

Konservatorët nuk e kanë thënë ende fjalën e tyre të fundit. Pavarësisht si do të zhvillohet situata në ditët e ardhshme, është e qartë se në Iran ekziston një jetë politike gjithmonë e më komplekse, dhe gjithnjë e më pak e aftë për të kanalizuar refuzimin e një teokracie, tashmë të përçmuar dhe të rrethuar.Rance Inter – Bota.al. (b.an)

Next Post
Të dënuarit festuan me raki, në hetim shefi dhe 11 policë të burgut të Shënkollit

Të dënuarit festuan me raki, në hetim shefi dhe 11 policë të burgut të Shënkollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

January 13, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohëshme…

January 13, 2026
Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

January 13, 2026
Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

January 13, 2026
Kur natyra flet më fort se diplomat

Kur natyra flet më fort se diplomat

January 13, 2026
113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

January 13, 2026
Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

January 13, 2026
Greqia nuk gjen qetësi, lëkundet nga një tjetër tërmet i fortë

Tërmet në Itali/ Dy lëkundje të njëpasnjëshme, banorët dalin në rrugë të frikësuar

January 13, 2026
Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

January 13, 2026
Nga e diela ulen reshjet/ Kreu i Emergjencave Civile: Nisim rehabilitimin e argjinaturave të dëmtuara

Ç’po ndodh me përmbytjet? Çako: Jemi në fazë menaxhimi, bilanci do bëhet në ditët në vijim

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In