• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opinioni i Venecias për Metën, Hysi: S’kërkohet nëse është fajtor apo jo, por a i lejohej të anulonte zgjedhjet

by Java News
28/09/2019 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vasilika Hysi, anëtare e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, sqaroi në studion e emisionit “Kjo Javë”  procedurën që ndiqet në rastet kur kërkohet shkarkimi i Presidentit të Republikës.

“ Janë tre hallka që vendosin në Presidenti i Republikës ka kryer shkelje të rëndë. Hallka e parë është komisioni hetimor parlamentar, hallka e dytë e rëndësishme është seanca plenare, dhe e treta gjykata kushtetuese. Opinioni i Venecias është ndihmës. Dhe nëse shihni në kërkesën që ka shtruar kryetari i Kuvendit, nuk kërkohet nëse është fajtor apo jo Presidenti i Repuplikës, por ka shtruar pyetje që lidhen me kushtetutshmërinë me kompetencat që ka Presidenti i Republikës. Nëse i lejohet me Kushtetutë dhe Kodin zgjedhor të marrë një dekret që anulon zgjedhjet, dhe e dyta nëse anulimi i datës së zgjedhjeve është shkelje e të drejtës së  zgjedhësve për të votuar” sqaroi Hysi.

Hysi tha më tej se bazuar në këtë opinion të komisionit të Venecias, do të jetë komisioni hetimor parlamentar, që do të vendosë është kreu i shtetit ka shkelur apo jo kushtetutën.

“Përderisa thuhet që nuk e ka këtë kompentencë ka shkelje, vendimin ne do ta marrim në komision, unë nuk mund të prononcohem jashtë komisionit.” theksoi Hysi, ndërsa  u ndal edhe në zgjatjen e afatit të komisionit hetimor, dhe procedurën se si do të vijohet më tej.

“ Komisioni Hetimor mbaron afatin më datë 8 tetor, dhe rregulli është në bazë të ndryshimeve të rregullores, që në rast se nuk ka përfunduar veprimtarinë në planin hetimor ka të drejtë dhe duhet t’i kërkojë seancës të paktën një javë para shtyrjen e afatit. Fakti që u shty dy muaj nuk do të thotë që duhet të zgjasë detyrimisht dy muaj. Dhe në bazë të opinionit përfundimtar që do të nxjerrë zyrtarisht Komisioni i Venecias më datë 11 ose 12 tetor, komisioni hetimor do mblidhet do ta shqyrtojë.  Ne i kemi bërë edhe një kërkesë Presidencës për të na vënë në dispozicion informacionin që ka pasur për shkak të situatës së jashtëzakonshme që pretendoi presidenti që e detyruar të marrë vendim për të nxjerr një dekret për të anuluar datën e zgjedhjeve. Ky draft opinion, është një material shumë i mirë për të gjitha vendet, ku presidentët tentojnë të kapërcejnë ligjet e vendeve përkatëse, por nga ana tjetër na tregon se si funksionon një shoqëri demokratike ai mekanizmi që ne themi check & balance” –tha Hysi, ndërsa theksoi se nga pyetjet që anëtarët e Venecias drejtuan, secili prej tyre e kishte të qartë se cili do të ishte opinioni.

Hysi nuk ka dashur të komentojë deklaratat e bëra dje nga zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta.

“Unë si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, nuk mund të komentoj një zëdhënës. Po të kisha një koleg ndoshta mund të debatoja me të, po ndoshta një zëdhënës i PS, mund t’i përgjigjet zëdhënësit të Presidentit të Republikës. Ajo që dua të theksoj është të presim opinionin përfundimtar të “Venecias” të presim e të shikojmë se kush ka patur të drejtë. 55 firmëtarët e nismës apo Presidenti i Republikës.” tha Hysi./ BW

g.kosovari

Next Post
Kultivonte bimë narkotike, pranga 37-vjeçarit në Vlorë

Plagosi shokun se e 'shau nga familja', 20-vjeçari në Shkodër arrestohet pas 3 muajsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ja mesazhi i Presidentes së Kosovës

Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ja mesazhi i Presidentes së Kosovës

February 11, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autokrati i mirë si burgu pa mure!

February 11, 2026
Era e fortë shkëput rimorkion nga kamioni, bllokohet qarkullimi në aksin Korçë-Kapshticë

Era e fortë shkëput rimorkion nga kamioni, bllokohet qarkullimi në aksin Korçë-Kapshticë

February 11, 2026
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mbyll deklaratat: Hashim Thaçi duhet të shkojë në shtëpi

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mbyll deklaratat: Hashim Thaçi duhet të shkojë në shtëpi

February 11, 2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset lehtë një polic gjatë operacionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset lehtë një polic gjatë operacionit

February 11, 2026
Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

February 11, 2026
“Epsteini” ynë

Njeriu që do të vrarët e tij

February 11, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

February 11, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In