Kryetari i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të Opinionit mbi “Emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese”.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla shprehu mirënjohje për Komisionin e Venecias, ndërsa deklaroi se procesi i Vetting-ut dhe Reforma në Drejtësi në tërësi nuk kanë kthim pas.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Mirënjohje Komisionit të Venecias edhe për Opinionin e sapo-miratuar mbi “Emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese”!
Procesi i vetting-ut dhe Reforma në Drejtësi në tërësi nuk kanë kthim pas👊. Tashmë kemi zgjidhjet e duhura për çështjet e kërkuara në Opinion.
Propozimet e nevojshme për ndryshimet ligjore të bazuara plotësisht në sugjerimet e vyera të Venezias do të përgatiten me kujdes dhe pa humbur shumë kohë.👍🇦🇱🇪🇺
/e.rr