Operacioni ‘Ura’/ Kapet në Belgjikë dhe ekstradohet në Itali shqiptari i kërkuar, anëtar i grupit të drogës së ‘Visit të Pojës’

Shqiptari i kërkuar nga Antimafia e Barit zbulohet i fshehur në Belgjikë dhe arrestohet për llogari të Italisë.

Operacioni është kryer më shumë se një javë më parë, por është njoftuar sot në mediat e vendit fqinj, pikërisht në ditën e dorëzimit të tij me proces deportimi nga Arlon në Belgjikë, te agjentët e FAST Italia.

Shqiptari ishte i kërkuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “URA”, teksa iu është dorëzuar autoriteteve italiane ditën e sotme në aeroport.

Ai është pjesë e listës me 52 emra të arrestuarisht, të kërkuarish dhe akuzuarish të Antimafias së Barit, për 4 organizatat kriminale që përbënin një kartel të fuqishëm droge, ku tre ishin italiane dhe një shqiptare.

Arrestime u bënë edhe nga SPAK-u, në bashkëpunim me autoritetet italiane në Shqipëri, teksa u zbardhën detaje për aktivitetin kriminal të trafikimit të tonelatave me kokainë nga Amerika Latine, si Kili dhe Ekuadori, blerjen e tyre deri edhe me kriptomonedha, dërgimin e fitimeve me anë të autobusëve nga Italia në Shqipëri dhe investimin në biznese.

“Operacioni, i koordinuar nga DIA e Barit në sinergji me autoritetet shqiptare, është pjesë e një hetimi më të gjerë që ka çuar tashmë në lëshimin e 52 urdhrave të paraburgimit paraprak të lëshuar nga GIP i Barit me kërkesë të Drejtorisë lokale të Antimafias së Qarkut (një hetim i kryer në fazën e hetimit paraprak i cili kërkon verifikim procedural të mëvonshëm në marrjen në pyetje me mbrojtjen)”, raporton media e vendit fqinj, kurse emri i të ndaluarit nuk u bë i ditur.

Në aksionin e kapjes së shqiptarit në Belgjikë bëhet me dije se morën pjesë edhe agjentë nga Luksemburgu.

Aktiviteti hetimor transnacional, që synonte gjetjen dhe kapjen e të riut, i lejoi Ekipit FAST të Luksemburgut të kryente një aktivitet ndjekjeje deri në kufirin me Belgjikën, ku shqiptari i kërkuar u gjurmua mbrëmjen e 20 majit.

Në Shqipëri u kryen të paktën 9 arrestime, për të cilët GJKKO ka dhënë edhe masat e sigurisë me burg, teksa SPAK dhe Antimafia e Barit dolën në një konferencë për shtyp.

Organizata sipas përgjimeve dhe zbërthimit të platformës së koduar Sky ECC drejtohej në Shqipëri ku kishte bazën në Durrës nga ‘grupi i Troplinëve’, teksa kokat e tij akuzohen Adi Çoba, Elvis Doçi dhe të tjerë.

Në organizatën shqiptare akuzohen të përfshirë edhe dy oficerë policie, njëri prej të cilëve Altin Morina, i arrestuar më parë. SPAK zbërtheu komunikimet mes anëtarëve të grupit, përfshi edhe policët, në ndërmjetësimin, blerjen, transportimin, shitjen dhe zgjidhjen e problemeve të trafikimit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com