Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit jep pretencën për disa të pandehur të operacionit “Shpirti”. Të pandehurit akuzohen për “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.
SPAK çoi disa vite më parë për gjykim dosjen. Gjatë këtij hetimi është dokumentuar veprimtaria kriminale e pjesëtarëve të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, të cilët kanë vepruar nga viti 2014 deri në vitin 2019, në Shqipëri dhe në kontakt e bashkëpunim me organizatat kriminale italiane, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Itali e më pas në vende të tjera europiane.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan edhe dy ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Hekuran Marku dhe Agustin Deda.
Ja sa vite burg kërkon SPAK për secilin prej tyre:
Ilirjan Duçellari 20 vite burg
Mariglen Ducellari 18 vite burg
Aurel Kalari 15 vite burg
Kleo Piro bregu 15 vite burg
Organ Ducellari 15 vite burg
Julian Bejdollari 15 vite burg
Rexhino Mucaj 15 vite burg
Alban Koshi 15 vite burg/m.j