• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Operacioni “Shpirti”/ ‘Kokë-lopa’, bashkëpunëtorët tregojnë se si zyrtarët e policisë ishin përfshirë në grupin kriminal

by
04/07/2021 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Abcnews.al ka siguruar dosjen e hetimit të Prokurorisë për operacionin ndërkombëtar të koduar Shpirti ku janë lëshuar 38 urdhra arresti, ku vetëm të premten në vendin tonë kanë rënë në pranga 28 shtetas.

Në dosje thuhet se bashkëpuntorët e policisë që ndihmuan në hetimin dhe në zbulimin e këtij grupi kriminal ku ishin të përfshirë zyrtarë të lartë policore, mes të cilëve prokurori i Vlorës Maksim Sota, ish polici Festim Felaj, etj janë Mariglen Shusha, Donial Drolli, Elton Hamza, Fërhat Ajdini dhe Fiqiri Seferi.

Këto shtetas në deklaratën e tyre kanë treguar se ishin pjesë e këtij grupi kriminal dhe me detaje kanë treguar sesi funksiononte kjo organizatë kriminale dhe se kreu i saj ishte Ilirjan Duçellari(Zaimi) i njohur ndryshe si Lani.

Përveç lidhjes që ky shtetas kishte me prokurorin e Vlorës Maksim Sota që e ndihmonte të rregullonte problemet që kishte me drejtësinë, një tjetër person që e ndihmonte atë që të kalonte drogën nga uji sipas bashkëpuntorëve ishte një person me emrin Festim, që thirrej “kokë lopa”.

Bashkëpuntori i drejtësisë Mariglen Shusha ka dhënë detaje dhe në lidhje me lidhjen që kishte polici me kreun e grupit të trafikantëve Lanin

“Ilirjan Balla jetonte në një shtëpi që lani kishte marrë me qira e ishte sipër lokalit të tij, po deshe të jap dhe foto që e kam shkrepur nga jashtë. Nga toka Lani kishte armik kurse përsa i përket detit, në Drejtorinë e Kufirit ishte i impenjuar një person me emrin Festim që unë e di se punon për policinë. Është një person i shëndoshë me flokë të shkurtra, e di që ka një lokal në rrugën ku dhe lani ka lokalin e tij dhe për një periudhë vinte te be me një Klas E, me ngjyë gri. Ky ka ardhur disa herë dhe e ka takuar dhe ka siguruar kalimin e lëndës narkotike në pjesën e detit. Gjithashtu ai ka ardhur dhe me një tjetër person që ka thënë se është punonjës policie.  Ai ishte moshatar me Festimin dhe mos gaboj quhej Gjergji dhe atij do i jepnin 15 000 euro për të siguruar pjesën e detit.më duhet se Festimin pas kanë spostuar Ilirjanin si Zëvendës Drejtor në Dibër, e kanë transferuar si Shef Policie në Komisariatin e Dibrës, unë fol mbi atë që merrja vesh nga Ilirjan Ducellari”, thuhet në dosje.

Gjithashtu në një deklaratë të bërë më 4 dhjetor të 2019, bashkëpuntori i drejtësisë Shusha ka dhënë detaje sesi njihej ndryshe Festimi dhe rolin e tij në këtë grup kriminal.

”Në tetor të 2015, në shtator dhe tetor është mbledhur marijuana e punës, e do të bëhej në këtë mënyrë: Përsa i përket tokës ishte e kontrolluar nga ilirjani, ndërsa uji , deti nga një punonjës policisë së Shtetit , sepse Drejtoritë janë të ndara quhet Festim, “Kokë lopa”, është një mënyrë thirrje. Më duket se në atë periudhë punonte në Vlorë, e më pas është transferuar në një vend tjetër”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

/b.h

Next Post
Vetoja për integrimin e RMV, Fajon: Bullgaria është egoiste dhe e papërgjegjshme!

Vetoja për integrimin e RMV, Fajon: Bullgaria është egoiste dhe e papërgjegjshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Godzilla” po vjen më i fuqishëm, studimi zbulon si ngrohja globale po e bën El Nino-n të paparashikueshëm

“Godzilla” po vjen më i fuqishëm, studimi zbulon si ngrohja globale po e bën El Nino-n të paparashikueshëm

August 30, 2026
Aktorët e flamingove që nuk u bënë faktorë

Aktorët e flamingove që nuk u bënë faktorë

August 30, 2026
“Një dhuratë e vogël me shpresë”, Maduro shfaqet nga burgu, publikon mesazhin e parë pas disa muajsh

“Një dhuratë e vogël me shpresë”, Maduro shfaqet nga burgu, publikon mesazhin e parë pas disa muajsh

August 30, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Kush gënjen dhe kush abuzon?

August 30, 2026
Tabaku i përgjigjet MIA-s: Shfuqizoni ligjin për zonat e mbrojtura, këtë kërkon Europa dhe protestuesit

Tabaku i përgjigjet MIA-s: Shfuqizoni ligjin për zonat e mbrojtura, këtë kërkon Europa dhe protestuesit

August 30, 2026
Aksident tragjik në Mirditë! Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Aksident tragjik në Mirditë! Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

August 30, 2026
“Liqeni Ontario, tani dhe përgjithmonë”, Kanadaja i përgjigjet Trumpit pas riemërtimit të liqenit si “Lake America”

“Liqeni Ontario, tani dhe përgjithmonë”, Kanadaja i përgjigjet Trumpit pas riemërtimit të liqenit si “Lake America”

August 30, 2026
“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës

“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës

August 30, 2026
“Vetëm 10 sekonda na ndanë nga vdekja”, 16-vjeçarja rrëfen tmerrin e përmbytjeve në Nepal

“Vetëm 10 sekonda na ndanë nga vdekja”, 16-vjeçarja rrëfen tmerrin e përmbytjeve në Nepal

August 30, 2026
Fluks pacientësh në spitale, virozat dhe temperaturat e larta mbushin urgjencat

Fluks pacientësh në spitale, virozat dhe temperaturat e larta mbushin urgjencat

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com