Policia e Lezhës ka vënë në pranga personin e fundit të grupit që shpërndante lëndë narkotike. Kështu në pranga ka rënë Florian Perbiba, 20-vjeçari i cili u ndalua duke shpërndarë lëndë narkotike.
I riu është bashkëautor me O.K.,E.Q.,K.Sh.dhe E.Gj., të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit ” Shkëmbimi”, në mars 2021, në Rreshen, duke shkëmbyer 1.7 kg lëndë narkotike canabis sativa.
NJOFTIMI:
Vijon operacioni “Shkëmbimi”.
Shkon në 5 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.
Kapet dhe ndalohet 20-vjeçari Florian Perbiba për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike sherbimet e Policisë së D.V.P Lezhë, kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin : F.P.,20 vjeç, banues fshatin Simon, Mirditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, e kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është bashkëautor me shtetasit O.K.,E.Q.,K.Sh.dhe E.Gj., të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit ” Shkëmbimi”, në mars 2021, në Rreshen, duke shkëmbyer 1.7 kg lëndë narkotike canabis sativa.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari