• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Operacioni nga veriu në jug, policia kapi 900 kg drogë në tre ditë

by A R
31/08/2017 13:53
ILUSTRUESE

ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetin bën me dije se po zhvillon një operacion masiv për kontrollin e zonës bregdetare, me qëllim evidentimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike  që mund të kryhen nëpërmjet kufirit detar.

Mësohet se operacioni po  zhvillohet nga toka, deti dhe ajri, duke koordinuar veprimet midis forcave pjesëmarrëse në operacion.

Operacioni është i shtrirë nga  Grykëderdhja e lumit Buna në Shkodër deri në Kepin e  Qefalit – Butrint.

Në këtë operacion janë përfshirë 1140 forca policore, 10 mjete lundrues , 30 automjete si dhe helikopteri i policisë.

Në këtë operacion marrin pjesë strukturat e Drejtorive Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Durrës, dhe Shkodër.

Në mbështetje të veprimeve të tyre janë angazhuar forcat e Komisariateve të Ndërhyrjes së Shpejtë (F.L.O) Shkodër, Tiranë, Fier, Njësia Speciale “Delta”, QNOD-ja dhe Reparti i Helikopterëve.

Veprimet në hapësirën detare po mbështeten edhe nga Nukli i Kufirit Detar të “Guardia di Finanza” Durrës e Vlorë, QNOD dhe Rojen Bregdetare.

Operacioni policor po kryhet në gjithë zonën bregdetare të vendit tonë dhe në hapësirën detare,  në rrugët nacionale dhe rurale që të çojnë në bregdet dhe në Pikat e Kalimit Kufitar me qëllim:

•             Kontrollin e territorit në zonën bregdetare, si objekte të pabanuara, tunele, qendra zjarri, stane, etj.

•             Goditjen e aktivitetit të paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike që mund të kryhet nëpërmjet kufirit detar.

•             Kapjen dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve;

•             Bllokimin dhe sekuestrimin e lëndës narkotike, të mjeteve lundruese, si dhe i mjeteve të tjera që ndihmojnë për transportin e mallit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 900 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, 102.4 gramë lëndë e dyshuar Kokainë, si dhe janë arrestuar 8 persona për trafik të lëndëve narkotike, janë kapur 32 persona në kërkim, janë sekuestruar dy mjete lundruese pa dokumentacion, si dhe janë sekuestruar 6 armë zjarri, 2987 fishekë.

Operacioni masiv ka nisur më datë 28 Gusht dhe do përfundojë mbrëmjen e sotme. /b.d

Next Post
Ferguson: Reali do ta dominojë futbollin në tre apo katër sezonet e ardhshme

Ferguson: Reali do ta dominojë futbollin në tre apo katër sezonet e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com