• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Operacioni Kutia”, nxënësit e “Vasil Shantos” i bashkohen nismës për fëmijët e prekur nga tërmeti

by Java News
18/12/2019 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fëmijët e kryeqytetit janë solidarizuar me bashkëmoshatarët e tyre të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Qindra nxënës të shkollave të Tiranës i janë përgjigjur thirrjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe kanë dhuruar një pjesë të lodrave apo pajisjeve të tyre mësimore për moshatarët e tyre në Durrës, Thumanë, Laç apo Lezhë.

Kryebashkiaku Veliaj priti sot një grup nxënësish nga shkolla 9-vjeçare “Vasil Shanto”, të cilët iu bashkuan Operacionit “Kutia” dhe kanë dhuruar lodra, veshje dhe libra për bashkëmoshatarët e tyre, që edhe ata të festojnë të gëzuar festat e fundvitit.

Ndërsa, falenderoi fëmijët e kopshteve dhe shkollave të Tiranës për solidaritetin e madh, ai ftoi edhe fëmijët e tjerë të kryeqytetit që të shfrytëzojnë kohën që kanë në dispozicion dhe të bëhen edhe ata pjesë e kësaj nisme të bukur.

“Jam shumë krenar për çunat dhe gocat e Tiranës, por sidomos të shkollës “Vasil Shanto”. Ata kanë qenë të parët që i janë bashkuar Operacionit “Kutia”. Secili ka marrë një kuti këpucësh, e ka mbushur me dhurata, mjete për shkollën, lapsa, stilolapsa, fletore, çorape, kapuçë, gjëra që duhen për dimër, për çunat dhe gocat, bashkëmoshatarë e tyre në Durrës, në Thumanë, në Krujë, në Kurbin, në Laç, dhe territoret e tjera të prekura nga tërmeti”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës do kujdeset që çdo kuti e përgatitur nga nxënësit e Tiranës të shkojë pranë fëmijëve të zonave që u prekën më shumë nga tërmeti, për t’i krijuar edhe atyre mundësi për të buzëqeshur dhe gëzuar në këto ditë festash.

“Ne do t’i mbledhim të gjitha kutitë dhe dhuratat e do t’i çojmë në zonat e prekura, për të treguar se ne në Tiranë, jo vetëm që rikuperojmë shumë shpejt, por jemi gati të ndihmojmë çunat dhe gocat në të gjithë Shqipërinë që kanë nevojë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se nisur pikërisht nga përkrahja që pati kjo nismë këtë vit, Bashkia e Tiranës do ta organizojë atë çdo fundvit, në mënyrë që të gjithë fëmijët të marrin dhurata dhe të festojnë.

“Tani që e eksperimentuam këtë vit, ka apo s’ka tërmet, ne do ta bëjmë çdo vit këtë, apo jo? Të tregojmë se në Tiranë, jo vetëm që jemi më të mirët, jo vetëm që jemi me 10-a, jo vetëm që merremi me sport dhe ndihmojmë komunitetin, por jemi edhe shumë solidarë e bujarë për gjithë çunat dhe gocat e Shqipërisë. Shumë faleminderit dhe gëzuar festat të gjithë kalamajve të Shqipërisë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës. /e.s/

Next Post
Bardhi reagon pas vendimit të gjykatës: Salianji u dënua nga anëtari i bandës së Lushnjes, do ta shihni kur të dalë në Vetting

Bardhi reagon pas vendimit të gjykatës: Salianji u dënua nga anëtari i bandës së Lushnjes, do ta shihni kur të dalë në Vetting

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In