• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Operacioni i SPAK, Balla: Janë arrestuar të gjithë personat në Shqipëri, po punohet për të kapur edhe ata jashtë vendit

by A R
21/11/2023 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

11 urdhër arreste lëshoi SPAK të hënën për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Mes të arrestuarve janë edhe oficerë dhe punonjës të Policisë. Klan News ka raportuar se mes të arrestuarve është edhe ish-zëvendësdrejtori i Rendit në Policinë e Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani.

Në kërkim është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018.

Në lidhje me këtë operacion ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Sipas tij, ky aksion është konsolidimi i ngritjes në një nivel tjetër të vullnetit të agjencive ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij.

Sipas Ballës, të gjithë personat që ndodhen në Shqipëri janë arrestuar, ndërkohë po vijon puna për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë që ndodhen jashtë vendit.

Në një deklaratë për mediat, Balla theksoi se Policia ka arrestuar më shumë se 7 persona mbi të cilët rëndojnë akuza për vepra të rënda penale. Duke falënderuar Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të gjitha agjencitë ligjzbatuese, ai përgëzoi Policinë e Shtetit për operacionet me sukses si dhe vuri theksin te rezultatet konkrete në procesin e vetëpastrimit.

“Janë arrestuar më shumë se 7 persona, ajo që është e rëndësishme dhe unë e kam ndarë me ju dhe më herët është që pikësëpari gjej rastin të përgëzoj Policinë e Shtetit për realizimin me sukses të ndalimit të personave që ndodhen në territorin e Shqipërisë dhe të falënderoj për besimin prokurorët e SPAK. Falë këtij besimi dhe bashkëpunimi, koordinimit mes agjencive ligjzbatuese ne e kemi ngritur në tjetër nivel goditjen e krimit të organizuar, rasti në fjalë lidhet me vepër të rëndë penale. Falë këtij bashkëpunimi ne poçojmë në nivel tjteër dhe procesin e vetëpastrimit, Vatrat e bashkëpunëtorëve të krimit të organizuar, dosja në fjalë është një skaner i qartë i mënyrës se si vatra kanceroze e policisë ndër vite kanë shërbyer si shërbëtorë të krimit të organizuar. Mos harroni as koordinimin me partnerët, sepse një pjesë e operacioneve po kryhen në bashkëpunim dhe me policitë e shteteve partnere. Ndër 16 operacione që policia italiane zhvillon aktualisht me vendet e tjera, 14 prej tyre janë me policinë shqiptare”, deklaroi Balla.

/a.r

Next Post
“I kam mbijetuar 5 atentateve”, rrëfehet Zelensky: Putin është si Covid, bëhet çdo herë e më i lehtë

"I kam mbijetuar 5 atentateve", rrëfehet Zelensky: Putin është si Covid, bëhet çdo herë e më i lehtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In