• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Operacioni “94 vota” dhe Presidenti Lincoln

by Eduard Zaloshnja
10/06/2016 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Drafti për Reformën në Drejtësi ka hyrë në kalendarin 3­-javor të punimeve të Kuvendit 13 qershor – 1 korrik. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, ku bëhet me dije se kalendari trijavor u miratua me konsensus në konferencën e kryetarëve.

Menjëherë pas publikimit, Edi Paloka i PD-së e denoncoi këtë publikim. Sipas tij, PD-ja nuk është vënë fare në dijeni që reforma në drejtësi ka qenë në kalendarin e punimeve 3 javore, pasi në draftin që u është ofruar përfaqësueseve të opozitës para mbledhjes së konferencës së kryetarëve, nuk përfshihej fare reforma në drejtësi, ndërsa në draftin publikuar në faqen kuvendit, ku thuhet ‘i miratuar me konsensus të plotë’, gjendet edhe reforma në drejtësi.

Sesi do të zgjidhet ky ngërç, mbetet të shihet, por tani nuk duket se bëhet më fjalë për miratim të reformës me konsensusin e PD-së. Ambasada amerikane dhe ajo e BE-së kanë deklaruar hapur se inkurajojnë miratimin e draftit brenda qershorit, qoftë edhe me 94 vota (2/3 e deputetëve). PD-ja mund të bojkotojë votimin e reformës (me të drejtë, nëse gjërat janë siç thotë Paloka), por për miratimin e saj, duhet që vetëm disa deputetë të partive të tjera opozitare të shkojnë e ta votojnë atë. Ndërkohë duhet t’u merret vota edhe disa deputetëve rebelë të mazhorancës, të cilët ose kanë probleme me drejtësinë ose me partinë.

Në ditët në vijim pritet të fillojë një operacion intensiv për garantimin e 94 votave kaq shumë të kërkuara nga Rama, Lu dhe Vlahutin. Në qoftë se një ditë do të xhirohet një film për këtë operacion, regjizori mund të përdorë si model filmin Lincoln të Steven Spielberg-ut, fituesit të çmimit Oscar më 2012.

Në atë film biografik, tregohet sesi Presidenti Lincoln arriti të bindëte mjaftueshëm kongresmenë për të miratuar Amendamentin e 13-të të kushtetutës amerikane, i cili do të siguronte lirinë e skllevërve zezakë. Jo të gjithë Republikanët ishin në shportën e Po-së dhe, për më tepër, edhe nëse të gjithë Republikanët do ta mbështesnin Presidentin Lincoln, duheshin edhe disa vota të Demokratëve. Presidenti përdori të gjitha mjetet e MUNDSHME për miratimin e Amendamentit 13, duke e siguruar atë me 2 vota më tepër se sa duheshin.

“Nuk ka sfidë legjislative që s’tejkalohet, kur themelet e lirisë janë në balancë,” tha Presidenti Lincoln pas miratimit.

Next Post

Një nënë i shkruan doktorit: Më tregove që vajza ishte Down, por s’më the që do ishte e përkryer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In