• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Operacionet sekrete të Rusisë: Si i përdornin femrat SEXY për spiunazh

by A R
12/01/2017 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusët pohojnë se nuk kanë materiale sekrete kundër Donald Trumpit, dhe shtojnë se, në çdo rast, do të kishin qenë pak të dobishme, duke parë që mbështetësit e presidentit të zgjedhur kanë treguar se i falin çdo lloj mëkati. Megjithatë askush nuk e mohon që, ajo e “kompromatit”, materiali kompromentues i mbledhur dhe përdorur për të shantazhuar kundërshtarët, është një traditë e vjetër që nuk “vdes” kollaj. Që në kohët e Bashkimit Sovjetik, deri në zgjedhjet e fundit politike. Mikhail Kasyanov, ish Kryeministër, një prej drejtuesve të opozitës, ishte “punuar” tashmë nga armiq të panjohur.

Për të gjithë ai ishte prej kohësh “Misha 2 përqind”, një referim i rryshfeteve që kish marrë gjithmonë. Më pas, në prag të zgjedhjeve të vitit që kaloi, përfundoi në televizion një filmim i Kasyanovit (i martuar) në shtrat me një aktiviste të njohur të partisë së tij.

Vetë Vladimir Putini, që në atë kohë ishte agjent i KGB-së, në vitet tetëdhjetë merrej me kundërmasat ndaj disidentëve, “masat aktive”, si quheshin ato në shkollën e KGB-së të Yasenevos, në dyert e Moskës. Në kujtimet e tij, presidenti nuk ka folur për kompromate, por për iniciativa për të dëmtuar manifestimet që organizoheshin në qytetin e tij të lindjes, Leningradin. “Nuk mundeshim t’i shpërndanim, kështu që organizonim në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend, kundërmanifestime”, me punëtorë, kurora lulesh etj.

Operacionet kundër diplomatëve të huaj kanë qenë gjithmonë një specialitet i zyrave të specializuara të KGB-së (sot FSB). Në vitet pesëdhjetë, për shembull, një ushtarak i ri britanik, John Vassall, zbuloi se i dashuri i tij ishte në të vërtetë një karrem i KGB-së. Dhe në vendin e tij, në atë kohë, homoseksualizmi ishte i ndaluar.

Operacione të ngjashme kanë goditur në vitin 2009 një tjetër diplomat britanik (në Internet u shfaq një filmim ku ai shfaqej bashkë me dy prostituta) dhe amerikanin Hatcher, i fiksuar edhe ai me një prostitutë.

Një tjetër veprim klasik i shërbimeve ruse është përdorimi i vajzave të paguara për të marrë pjesë në darka elegante. Por duhet thënë gjithashtu që shpesh herë, protagonistët e këtyre ngjarjeve, bien shpesh edhe vetë brenda. Prokurori i përgjithshëm Yurij Skuratov, që në vitin 1999 hetonte mbi tangentet e Kremlinit, u peshkua, për shembull, me dy vajza në saunën e një personi që ai po e hetonte. /bota.al/b.d

Next Post
Rivlerësimi i pasurive/ 120 qytetarë aplikojnë ditën e parë

ALUIZNI/ Si do t'i marrin tapitë, pronarët e apartamenteve pa certifikata pronësie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 19, 2026
“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

September 19, 2026
Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

September 19, 2026
Këto janë shenjat e Horoskopit që do të kenë më shumë fat për muajin nëntor

Kokëfortë në dashuri dhe të vështirë për t’u bindur, 4 shenjat e horoskopit që nuk heqin dorë lehtë nga mendimi i tyre

September 19, 2026
Publikohet fotografia e 58-vjeçares që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

Publikohet fotografia e 58-vjeçares që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

September 19, 2026
“Sheikët” e Parlamentit, 700 mijë euro për deputetët në korrik! Dieta, rimbursime, telefona, naftë e qira! Peleshi dhe Bardhi ‘kampionë’…

Më 8 tetor votohet harta e re territoriale/ Mazhoranca përballë kundërshtimit të PD-së, ja ç’pritet të ndodhë

September 19, 2026
“Moska po godet Evropën”, presidenti Stubb u kërkon finlandezëve të përgatiten për dronët dhe luftën hibride

“Moska po godet Evropën”, presidenti Stubb u kërkon finlandezëve të përgatiten për dronët dhe luftën hibride

September 19, 2026
32-vjeçari në Korçë arrestohet duke transportuar 7 emigrantë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

32-vjeçari në Korçë arrestohet duke transportuar 7 emigrantë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

September 19, 2026
Identifikohen 3 viktima nga varrezat në Zubin-Potok, reagon Kurti: ADN-ja konfirmoi lidhjen me “Grupin e Intelektualëve”

Identifikohen 3 viktima nga varrezat në Zubin-Potok, reagon Kurti: ADN-ja konfirmoi lidhjen me “Grupin e Intelektualëve”

September 19, 2026
Ushtritë e tastierës përkundrejt interesit Kombëtar

Ushtritë e tastierës përkundrejt interesit Kombëtar

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com