• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Operacion rajonal kundër drogës, “Trick” vë në pranga 11 persona

by A R
19/12/2017 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një bandë rajonale e trafikut të drogës dhe armëve të zjarrit është shkatërruar nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë malazeze dhe me Qendrën për Bashkëpunim Rajonal SELEC, Rumani.

Si rezultat i operacionit rajonal kanë rënë në pranga 11 persona, njëri prej të cilëve shqiptar. Ai është Ndue Pepaj nga Malësia e Madhe, ndërsa shtetasit e tjerë janë nga Mali i Zi.

Policia nuk jep shumë detaje për operacionin, por njofton se gjatë kohës së hetimeve këtij grupi i janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike Cannabis Sativa, Heroinë e armë zjarri.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni i përbashkët rajonal i koduar “TRICK”.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, ka në ndjekje 1 procedim penal të përbashkët, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Hetimet për këtë rast janë kryer në bashkepunim të plotë me Policinë e Malit të Zi, Qendrën për Bashkëpunim Rajonal SELEC, Rumani.

Më datë 18.12.2017, është finalizuar operacioni i përbashkët rajonal i koduar “TRICK”, duke arrestuar në total 11 persona, nga të cilët një shtetas shqiptar nga Malësi e Madhe, konkretisht shtetasi: Ndue Pepaj, ndërsa shtetasit e tjerë janë nga Mali i Zi.

Gjatë kohës së hetimeve këtij grupi i janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike Cannabis Sativa, Heroinë e armë zjarri.

Nuk jepen më tepër detaje, pasi në lidhje me këtë grup kriminal hetimet e përbashkëta janë në vijim.

JAVANEWS.AL

Next Post
Të enjten përfundimisht mbyllet kapitulli i Tribunalit të Hagës

Të enjten përfundimisht mbyllet kapitulli i Tribunalit të Hagës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

February 11, 2026
Sesioni i ri parlamentar, Basha-Berisha shkëmbejnë akuza: Aleanca Rama-Doshi-Brava është realiteti i ri

Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?

February 11, 2026
Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

February 11, 2026
Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

February 11, 2026
“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

February 11, 2026
Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

February 11, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Imuniteti funksional, imuniteti fizik dhe zhurma mediatike

February 11, 2026
FOTOLAJM / Molotovë me shishe plastike dhe kapsolla, çfarë iu kap militantëve të Berishës

FOTOLAJM / Molotovë me shishe plastike dhe kapsolla, çfarë iu kap militantëve të Berishës

February 11, 2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

February 11, 2026
Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In