• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Operacion kundër mafies siçiliane: Arrestohen 17 bashkëpunëtorë & drejtues të familjes Gambino

by A R
09/11/2023 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

17 drejtues dhe bashkëpunëtorë të familjes së njohur mafioze italiane Gambino janë arrestuar në SHBA dhe Itali. Akuzat kundër tyre përfshijnë shantazh, zhvatje, hakmarrje të dëshmitarëve, komplot dhe mashtrim. Dhjetë u arrestuan në zonën e Nju Jorkut dhe shtatë nga autoritetet italiane në Palermo të Siçilisë. Një tjetër i dyshuar është ende i lirë, sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

“Siç pretendohet, për vite të tëra të pandehurit kanë kryer shantazhe të dhunshme, sulme, zjarrvënie, kanë frikësuar dëshmitarët dhe kanë kryer krime të tjera duke tentuar që të dominojnë sektorin e depozitimit të mbeturinave në Nju Jork”, tha prokurori amerikan, Breon Peace.

Në një aktakuzë, prokurorët shprehen se ata gjithashtu synonin përvetësimin e fondeve dhe mashtrimin e sindikatave. Sipas aktakuzës, anëtarët e grupit kërcënuan biznesmenë, iu shmangën rregullave të sindikatave dhe manipuluan kontrata me qëllim përfitimin. Në mesin e të arrestuarve në SHBA është edhe Joseph Lanni, 52 vjeç, që dyshohet se ishte udhëheqës i grupit që po ashtu njihet me emrat si “Joe Brooklyn” dhe “Mommino”. Të tjerë të arrestuar janë edhe Angelo “Fifi” Gradilone dhe Francesco Vicari bashkëpunëtor të familjes Gambino.

Francesco Vicari
Francesco Vicari

Familja Gambino është një prej pesë familjeve të Cosa Nostras, mafisë siçiliane me seli në Nju Jork, sipas prokurorëve amerikanë. Udhëheqësi i tij ishte John Gotti i cili vdiq burg në 2002. Pas vdekjes së Gotti-it drejtimin e mori Frank Cali, i cili u vra jashtë shtëpisë së tij në Staten Island në mars 2019. Vdekja e tij shënoi vrasjen e parë të një bosi mafioz në qytet që nga vdekja e kreut të atëhershëm të familjes Gambino, Paul Castellano, në 1985. Të pandehurit përballen me dënime maksimale nga 20 deri në burgim të përjetshëm.

/a.r

Next Post
“Çdo ditë me tym në ngjyrë tjetër”, Balluku ironizon opozitën: Janë vokalë, prezentë…

“Çdo ditë me tym në ngjyrë tjetër”, Balluku ironizon opozitën: Janë vokalë, prezentë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
Zjarret/ Lura mbetet vatra më problematike, Nufi: Kemi hapur korridore me fadroma për të ndalur flakët drejt banesave

Zjarret/ Lura mbetet vatra më problematike, Nufi: Kemi hapur korridore me fadroma për të ndalur flakët drejt banesave

August 15, 2026
Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

August 15, 2026
Greqia në alarm nga zjarret, rrezik shumë i lartë në Atikë, Kretë dhe ishujt e Egjeut

Greqia në alarm nga zjarret, rrezik shumë i lartë në Atikë, Kretë dhe ishujt e Egjeut

August 15, 2026
Ambasadori shqiptar në Britani ngre alarmin: Emigrantët po përdoren politikisht

Ambasadori shqiptar në Britani ngre alarmin: Emigrantët po përdoren politikisht

August 15, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

August 15, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Miti i diasporës së ndriçuar politikisht

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com