Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me policinë ka finalizuar hetimet ndaj tre Call Center-ave në kryeqytet në këtë mbrëmje më 13 prill.
Në total janë goditur tre call center. Një nga call center-at ndodhej tek Liqeni i Thatë dhe një tek Rruga e Kavajës.
Disa persona janë arrestuar. Mësohet se hetimet janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet austriake.
Bëhet me dije se është sekuestruar një shumë e madhe parash.










