• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Operacion historik kundër mafias kalabreze, 334 të arrestuar në Itali

by A R
19/12/2019 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Karabinierët italianë realizuan sot një operacion historik kundër “Ndrangheta”-s, mafia kalabreze, me 334 arrestime në të gjithë Italinë dhe deri në Gjermani.

Që prej agimit u njoftuan urdhërarreste për avokatë, sipërmarrës të ndryshëm, llogaritarë, një kolonel të karabinierëve,funskionarë bashkiakë apo të gjykatave dhe një ish-parlametar i Forza Italia e Silvio Berlusconit.

Rreth 2 500 karabinierë, përfshirë dhe anëtarë të njësisë së elitës, morën pjesë në këtë aksion, të mbështetur nga parashutistët e ushtrisë.

Personat e arrestuar akuzohen për krijimin e shoqërive kriminale me karakter mafioz, vrasje, zhvatje, përdhunimin dhe pastrim parash. Disa ndodhen tashmë në burg, ndërkohë që të tjerë po mbahen nën vëshgim në shtëpitë e tyre.

Operacioni i quajtur “Rinascita Scott” është si rezultat i një hetimi që ka zgjatur që prej të paktën tre vitesh. Ai ka pasur në shënjestër ‘Ndranghetan e Vibo Valentias (Kalabri) por gjithashtu edhe 11 rajone të tjera të Veriut të Italisë (Lombardi, Venecia, Piemont), të pjesës qendrore të Italisë (Liguria, Emilia-Romanja, Toskanë, Latium) dhe të jugut të Italisë (Siçili, Pulia, Kampani, Bazilikate).

Disa të dyshuar janë arrestuar gjithashtu në Gjermani, Zvicër dhe Bullgari në bazë të mandat arresteve europiane.

“Kjo është një ditë historike për Kalabrinë. Bëhet fjalë për aksionin më të madh që prej kohës që u krye procesi më i madh i Palermos, me 475 të akuzuar, të gjykuar nga shkurti i vitit 1986 deri në dhjetor 1987, kundër mafias siçiliane (Cosa Nostra)”, theksoi prokurori anti-mafia i Catanzaros, Nicola Gratteri, 60 vjeç, i cili ka drejtuar operacionet.

Next Post
Video/ Grabitësit me hanxhar, çifti i pleqve mbrohen me karrige e shapka

Zbardhet ngjarja në Sauk, Policia: Plagosja me mjete të forta dhe jo me armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In