• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Operacion dyditor i policisë, 3100 efektivë në terren kundër drogës

by A R
24/02/2017 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit njoftoi rezultatin e operacionit masiv dyditor në të gjithë vendin për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas saj, në operacion u angazhuan 3100 forca policore. Operacioni nisi mëngjesin e datës 22 shkurt dhe përfundoi në orën 19:00 të datës 23.

Rezultatet 

Në shkallë vendi u ushtruan 6901 kontrolle në total, nga këto: 5113 serra, 235 tunele, 692 ish-rezerva dhe magazina shtetërore, 314 ish-reparte ushtarake, 258 banesa të pabanuara dhe 286 objekte të ndryshme.

Policia, në bashkëpunim me kryetarët e fshatrave, ushtruan kontrolle në serra, stalla, shtëpi të braktisura, vendet e mundshme për kultivimin e fidanëve të bimëve narkotike. Kontrollet u ushtruan edhe në të gjitha tunelet e braktisura të ushtrisë, të ish-rezervave të shtetit, si dhe në ambjente të tjera për të cilat disponoheshin informacione apo kishte dyshime se mund të përdoren për të kultivuar bimë narkotike në kubikë e fidanë.

Të gjitha ambjentet që ishin me pronar, pasi përfundoi kontrolli, pronarët firmosën deklaratë se këto ambjente nuk do të përdoren për kultivim të bimëve narkotike. Edhe për ambjentet dhe objektet pa pronar është mbajtur procesverbal i firmosur nga pjesëtarët e grupeve të kontrollit. Gjithashtu, të gjitha ambjentet apo objektet e kontrolluara nga policia gjatë këtij operacioni masiv, janë fotografuar dhe filmuar nga ekspertët e policisë.

Policia njofton se u analizua dhe do të analizohet çdo informacion policor apo i marrë nga komuniteti, në lidhje me personat që sigurojnë farën e bimës kanabis sativa, personat që e blejnë dhe kultivojnë bimë narkotike, personat që blejnë në farmacitë bujqësore pesticide antiparazitarë, që sigurojnë pleh organik dhe gota plastike me shumicë./panorama/b.d

Next Post
Krujë/ Maskat grabisin pikën e karburantit

Grabitet me armë karburanti në Korçë, rojet shkëmbejnë zjarr me autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In