• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Operacion antikanabis në Vlorë, sekuestruar 37 kg lëndë narkotike, procedohen 4 zyrtarë

by Java News
08/05/2017 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të masave të marra kundër kultivimit të bimëve narkotike, u zhvillua një tjeter operacion policor ku morën pjesë 30 forca policie të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Delta Force dhe Prokurorinë e Vlorës.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, u bë i mundur realizimi i një operacioni të koduar “SHADOW”, mbi bazën e të cilit janë sekuestruar dhe asgjësuar 339 bimë narkotike dhe sekuestruar 37 kg e 700 gr lëndë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa si dhe është bllokuar një automjet.

Policia ka proceduar penalisht 4 shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.Nga kontrollet e ushtruara në territorin e Njësisë Administrative Kotë, Bashkia Selenicë është bërë e mundur:

Konstatimi dhe asgjësimi i 9 parcelave të mbjella me 339 rrënjë bimë narkotike në fshatin Lapardha, në tokë publike të pyllëzuar pranë vendit të quajtur “Hija e madhe”, me gjatësi 20 cm deri në 100 cm, të cilat u asgjësuan me anë të djegies me zjarr.

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka proceduar penalisht 4 shtetasit e mëposhtëm për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga nenet 248 dhe 300 të Kodit Penal :

1- F.H., 63 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, me detyrë: Kryetar i Njësisë Administrative Kotë.

2- A.C., 53 vjeç, banues në fshatin Lapardha, me detyrë: Kryeplak i fshatit Lapardha.

3- M.H., 52 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, me detyrë: Inspektor i Pyjeve në Njësinë Administrative Kotë.

4- B.D., 51 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, me detyrë: Përgjegjës i Inspektorëve të Pyjeve në Bashkinë Selenicë.

Gjithashtu, në vijim të ktij operacioni, gjatë kontrollit të territorit konkretisht në aksin rrugor Kotë-Drashovicë, Policia e Vlorës ka bllokuar një automjet të dyshimtë i cili u braktis nga drejtuesi i tij.

18360930_394877447578920_511261956_n

Nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Fiat Panda” me targë AA 369 MK, është gjetur një sasi me lëndë narkotike e vendosur në 7 paketime të përmasave të ndryshme dhe të mbështjella me natriban transparent, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë totale prej 37 kilogramë e 700 gramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore të Policisë, ka rezultuar se në këtë ngjarje dyshohet se janë përfshirë shtetasit e mëposhtëm të shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” neni 283/2 i Kodit Penal :

1- A.I., 26 vjeç, banues në Vlorë. 2- B.A., 30 vjeç, banues në Kaninë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës të implikuar në këto veprimtari kriminale kundër kultivimit, prodhimit apo shitjes së narkotikëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, informon qytetarët, se në bashkëpunim me të gjitha agjensitë e tjera ligjzbatuese po vijon punën dhe ka marrë masat e nevojshme për kontrollin e territorit nga toka si edhe nëpërmjet monitorimit nga ajri me Helikoper, me qëllim konstatimin dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në Qarkun e Vlorës.

ma.me

Next Post
Zgjedhjet/ Suedezi Peter Tejler do të jetë shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR

Zgjedhjet/ Suedezi Peter Tejler do të jetë shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

September 18, 2026
Media: Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Media: Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

September 18, 2026
Tirana kërkon ndihmën e tifozëve, për momentin vendimi i Disiplines nuk ndryshon

Tirana kërkon ndihmën e tifozëve, për momentin vendimi i Disiplines nuk ndryshon

September 18, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Gazi rus drejt Europës? Putin fillon negociatat me ekstremin e djathtë gjerman

September 18, 2026
Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

September 18, 2026
Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

September 18, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

“Shuplakë” Serbisë dhe Bosnjes, presidentja e KE vizitë në Shqipëri, Kosovë, Mal i zi dhe RMV

September 18, 2026
Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

September 18, 2026
84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

September 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ra ky mort e gjyqtarët po mësojnë rrogat e tyre

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com