• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Operacion anti-kanabis në Shkodër, Policia: 16 të arrestuar, mes tyre 12 gra

by A R
13/10/2022 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

16 persona kanë përfunduar në pranga, mes tyre 12 gra, pas një operacioni të Policisë kundër lëndëve narkotike.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtues i Parë Hamdi Fjora, tha se operacioni u zhvillua në katër faza. “Faza e katërt e këtij operacioni, e koduar “Blerani”, është finalizuar mbrëmjen e djeshme, me goditjen e një grupi të mirorganizuar kriminal që merrej me kultivimin, prodhimin, përpunimin dhe paketimin e kanabisit për shitje. Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar faza e katërt e megaoperacionit, e zhvilluar në lagjen “Bleran” të fshatin Bardhaj, njësia administrative Rrethina Shkodër, ku u arrestuan në flagrancë 16 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër”, tha Fjora.

“Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit P. Gj., 31 vjeç, në ambientet e jashtme dhe të brendshme të kësaj banese, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde narkotike në proces tharjeje dhe lëndë narkotike të thatë, me peshë totale 86 kilogramë kanabis”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e kësaj banese, janë kapur në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike, 10 shtetase: D. H., D. Ç., D. H., F. Gj., H. B., M. H., E. D., B. M., V. H. dhe F. B., nga Tirana, Kamza dhe Fushë Kruja, të cilat në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë.

Njëra prej këtyre shtetaseve, konkretisht shtetasja D. H., 42 vjeçe, banuese në Kombinat, Tiranë, e dënuar edhe 3 herë të tjera më parë po për këtë veprimtari kriminale, kishte rolin e organizatores. Ajo gjente punëtore, kryesisht nga Tirana dhe Kruja, për të përpunuar kanabisin.

Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

Z. Gj., 56 vjeç dhe A. Gj., 55 vjeçe (bashkëshortë) dhe 3 djemtë e tyre, shtetasit: E. Gj., 24 vjeç, R. Gj., 22 vjeç dhe P. GJ., 31 vjeç, si dhe shtetasja F. Gj., 29 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit P. GJ. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., 31 vjeç, djali tjetër i bashkëshortëve Z. Gj. dhe A. Gj.

Policia tha se nga hetimet ka rezultuar se shtetasi P. Gj. grumbullonte bimë narkotike kanabis për përpunimin dhe përgatitjen për shitje. “Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkoitke, 3 automjete dhe 15 aparate celulare”.

/a.r

Next Post
Kujt po i drejtohet? Grida Duma publikon videon ironizuese: Kënga s’ka pse të ndalohet sa kohë që populli të rrijë gjatë dhe vetëm në shfryrje…!

Grida Duma: Në grupin e PS-së shoh më shumë përçarje se sa në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

March 25, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
“Epsteini” ynë

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

March 25, 2026
“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

March 25, 2026
Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In