Në një operacion që ka zgjatur 72 orë, policia italiane ka arrestuar një të kërkuar shqiptar në Torino. I arrestuari është Mirjan Luzi. 26-vjeçari ishte në kërkim që prej qershorit të vitit të kaluar pasi mbi të rëndonin disa akuza të rënda.
Luzi akuzohet se ishte pjesë e një grupi prej 15 personash që trafikonin femra nga Shqipëria, Greqia dhe vende të tjera të Evropës Lindore. Ata i mashtronin vajzat duke u premtuar punë dhe nga ana tjetër i detyronin të ushtronin profesionin e prostitutës.
Louis Medical Centre
Pasi mbërrinin në Itali, grupi u merrte dokumentet identifikuese femrave dhe më anë të dhunës dhe kërcënimit i nxirrnin në rrugë.