• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Open Balkan”/ Zbardhet deklarata e përbashkët e 3 liderëve në Beograd: Do krijojmë Këshill Ndërministror!

by
04/11/2021 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet deklarata e përbashkët e tre liderëve të Ballkanit Perëndimor në saminin e “Open Balkan” në Beograd.

“Bota sot po ndryshon shpejt. Është koha të veprojmë dhe me vendosmëri. Nuk mund të lejojmë e as nuk do të na falin për mundësitë e humbura, vetëkënaqësinë dhe mungesën e vendosmërisë për të arritur një vizion strategjik. Na duhet të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, nëse do të duam të arrijmë rezultatet më të mira. Nëse dikush mendon se duhet të veprojmë tani, tani ishte dje. Për këtë arsye, theksuam sot vendimin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në kuadrin e nismës “Ballkani i hapur”, duke ndërtuar punën mbi agjendën e Procesit të Berlinit, duke u përqendruar te zbatimi i shpejtë dhe i përshtatur”, lexohet në deklaratë.

Deklarata:

BE-ja dhe shtetet e saj anëtare, së bashku me partnerët nga rajoni, rikonfirmuan mbështetjen e tyre pa asnjë dyshim për perspektivën e Ballkanit Perëndimor, në Samitin e Brdos më 6 tetor.

Ballkani Perëndimor theksoi përkushtimin dhe angazhimin e rajonit ndaj vlerave europiane dhe normave demokratike, ndaj rëndësisë parësore të demokracisë, të drejtave themelore dhe shtetit të së drejtës. Megjithatë, kapaciteti i diskutueshëm i BE-së për të integruar anëtarë të rinj, debatet e brendshme midis vendeve anëtare të BE-së dhe marrëdhëniet dypalëshe kanë penguar përparimin real të rajonit drejt BE-së.

Në letër, politika e zgjerimit mbetet aktive. Në praktikë, sidoqoftë, ka një zhgënjim në rritje mes qytetarëve të rajonit, lidhur me perspektivën në BE. Përveç kësaj, rajoni ka paguar kosto të larta për vonesat në perspektivën e tij në BE. Maqedonia e Veriut është shembulli konkret i dështimit të Bashkimit Europian në mbajtjen e premtimeve të tij.

Qeveria e saj bëri sforco të mëdha për të plotësuar kushtet e Brukselit, por vetëm sa e gjeti veten të izoluar dhe u la të përballej me pasojat e vendimeve të BE-së. Dobësimi i perspektivës së integrimit europian kërcënon të na lërë më të paintegruar se kurrë. Kjo është një ndjenjë që e bashkëndajnë në mbarë rajonin.

Ndërkohë që BE-ja po harton strategji të reja dhe me ndikim mjaft të gjerë, rajoni po përpiqet dëshpërimisht të zbatojë ato ekzistuese. Edhe pse  shohim që rruga jonë drejt BE-së nuk po ecën me ritmin e pritshëm, ne mbetemi të angazhuar të arrijmë standardet e BE-së dhe**të ngushtojmë hendekun ekonomik me BE-në.**

Ne nuk mund ta lejojmë këtë spirale negative të kërcënojë vetë themelet e së ardhmes dhe mirëqenies së rajonit. BE-ja po ecën përpara, ndërsa rajoni ka ngecur në dilemat e vetë BE-së.

BE-ja duhet të eksplorojë të gjitha rrugët për përparimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në periudhën që i paraprin anëtarësimit, krah angazhimeve të saj për një zgjerim me faza, siç parashikohet në metodologjinë e re. Në përputhje me këtë, do të ishte me dobi që ta përfshinte rajonin në zhvillimin e politikave tregtare e tatimore të BE-së, si mekanizmi përshtatjes së kufirit të karbonit dhe garancitë për çelikun, për të përmendur vetëm disa prej tyre. Po ashtu, ne mund të eksplorojmë mundësinë që Ballkani Perëndimor të përjashtohet nga masa të ndryshme erga omnes të politikës tregtare. Ne mund të parashikojmë përfshirjen e universiteteve tona në Zonën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor të BE-së, duke ofruar kështu një shans të barabartë për pjesëmarrjen në programet e specializuara, të hulumtimit dhe novacionit të BE-së. Në të njëjtën kohë, bujqësia jonë ka shumë nevojë për fonde, ndërkohë që ka një potencial të jashtëzakonshëm për t’u zgjeruar dhe për t’i ofruar prodhime me cilësi të lartë tregut të BE-së.

Kjo mund të parandalojë ndikimin negativ në stabilizimin dhe performancën ekonomike të rajonit. Ne besojmë se është në interesin e vetë BE-së të ndihmojë dhe të promovojë një rajon me besim dhe prosperitet. Më tej, së bashku, ne mund të eksplorojmë pjesëmarrjen në Schengen dhe integrimin progresiv në tregun e përbashkët të BE-së.

Bota sot po ndryshon shpejt. Është koha të veprojmë dhe me vendosmëri. Nuk mund të lejojmë e as nuk do të na falin për mundësitë e humbura, vetëkënaqësinë dhe mungesën e vendosmërisë për të arritur një vizion strategjik. Na duhet të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, nëse do të duam të arrijmë rezultatet më të mira. Nëse dikush mendon se duhet të veprojmë tani, tani ishte dje. Për këtë arsye, theksuam sot vendimin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në kuadrin e nismës “Ballkani i hapur”, duke ndërtuar punën mbi agjendën e Procesit të Berlinit, duke u përqendruar te zbatimi i shpejtë dhe i përshtatur. Kemi angazhuar Dhomat e Tregtisë në këtë përpjekje dhe i kemi ngarkuar të përgatitin një Udhërrëfyes të detajuar për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për lehtësimin e importeve dhe eksporteve në Ballkanin Perëndimor, nënshkruar më 29 korrik, në Shkup. Kemi miratuar Udhërrëfyesin për zbatimin e masave për lehtësimin e tregtisë sot dhe i kemi kërkuar CIF-së të monitorojë procesin e zbatimit më tej.

Po kështu, kemi vendosur të krijojmë një Këshill Ndërministror, i cili do të punojë ngushtë me Dhomat për zbatimin e këtyre masave.

Ballkani Perëndimor është gati të ecë përpara me hapa të përshpejtuara. Ai duhet të ecë përpara. Po kështu duhet të ecë edhe BE-ja – drejt Ballkanit Perëndimor. Të ndenjurit duarlidhur nuk është alternativë.

Ne i ftojmë dhe i mirëpresim të gjithë të tjerët në rajon të bashkohen me ne. “Ballkani i hapur” është i hapur.

/b.h

Next Post
Reforma në Drejtësi, saga e një operacioni të dhimbshëm në sistem

Kushtetuta është e politikanëve, jo e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK kontrolle në vilën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet! Hetuesit zbarkojnë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes

SPAK kontrolle në vilën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet! Hetuesit zbarkojnë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes

October 2, 2026
Lagarde i jep fund spekulimeve: A do të kandidojë për presidente të Francës?

Lagarde i jep fund spekulimeve: A do të kandidojë për presidente të Francës?

October 2, 2026
Ndeshja ndaj Finlandës, Hysaj: Kemi skuadër të fortë, objektivi të kalojmë grupin

Ndeshja ndaj Finlandës, Hysaj: Kemi skuadër të fortë, objektivi të kalojmë grupin

October 2, 2026
Ministri Nufi takohet me Ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt: Me SHBA, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen!

Ministri Nufi takohet me Ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt: Me SHBA, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen!

October 2, 2026
Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve

Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve

October 2, 2026
Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

October 2, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata

October 2, 2026
Kriza e emigrantëve, përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Ceuta jep dorëheqjen  -

Ceuta, BE lëviz drejt një goditjeje ndaj emigrantëve. Dëbime masive dhe ndalim i azilkërkuesve

October 2, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Anti-flluska e neomarksizmit

October 2, 2026
“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”, Kurti poston foton me Trump-in

“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”, Kurti poston foton me Trump-in

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com