• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OP-ED në prag të udhëtimit në Ballkanin Perëndimor

by Federica Mogherini
02/03/2017 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Federica Mogherini*/

Ta udhëheqim Ballkanin Perëndimor drejt hyrjes në Bashkimin Evropian: kjo është detyrë e brezit tonë politik, jo e atij që do të vijë. Ballkani është pjesë e Evropës dhe gjithnjë ka qenë: asnjë kufi politik nuk mund ta ndryshojë këtë realitet gjeografik, historik dhe kulturor. Popujt e Ballkanit janë evropianë: ata meritojnë të njëjtat mundësi, të njëjtën mbrojtje dhe të drejta si gjithë qytetarët e këtij kontinenti. Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë për sa kohë që ky rajon në zemër të Evropës nuk është i bashkuar, si pjesë e komunitetit tonë.

Gjatë vitit të kaluar, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian janë afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin. Shumë nga sukseset tona të përbashkëta ishin të paimagjinueshme vetëm pak vite më parë. Reforma e drejtësisë në Shqipëri, që kaloi pas muajsh pune të përbashkët, hapi një fazë krejt të re në udhën e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe unë pres me padurim të shoh zbatimin e saj të menjëhershëm. Dy dekada pas luftërave të fundit, rajoni është më i qëndrueshëm dhe më demokratik se kurrë më parë.

Megjithatë, stabiliteti dhe zhvillimi rajonal janë ende arritje të brishta. Debatet politike shpesh kanë zënë vendin e ndjekjes së  interesave të qytetarëve. Premtimi për kushte më të mira jetese nuk është ndjekur gjithnjë me progres të vërtetë dhe të dukshëm. Një mjedis ndërkombëtar kompleks – me krijimin e sfidave të reja, rimëkëmbjen e ngadaltë ekonomike dhe zhvendosjen e balancës globale të pushtetit – e ka rritur edhe më shumë trysninë mbi një rajon të brishtë. Ndonjëherë, kemi pasur përshtypjen se vetë paqja nuk mund të merrej si e mirëqenë.

Të gjithë jemi të interesuar ta bëjmë paqen në Ballkanin Perëndimor të pakthyeshme, ashtu si dhe progresin social, ekonomik dhe demokratik. Nëse kjo ndodh, progresi drejt anëtarësisë në Bashkimin Evropian do të jetë gjithashtu i pakthyeshëm. Kjo është thelbësore për Bashkimin Evropian, po aq sa dhe për qytetarët dhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

Për të kontribuuar për këto synime, BE-ja dhe shtetet anëtare duhet të angazhohen vazhdimisht me të gjitha kryeqytetet e rajonit. Për këtë arsye, këtë javë do të vizitoj gjithë Ballkanin Perëndimor, duke u takuar me liderë dhe qytetarë në Podgoricë, Sarajevë, Shkup, Beograd, Tiranë dhe Prishtinë.

Desha që gjatë këtij udhëtimi të ndaloja në të gjashtë qytetet dhe që ai të ishte vërtet “rajonal.” Secili prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ka identitetin, sfidat dhe aspiratat e veta. Por është po ashtu e qartë se bashkëpunimi, dialogu dhe pajtimi kanë një ndikim të mundshëm si mbi jetët e përditshme të qytetarëve, ashtu dhe në udhën drejt anëtarësisë në Bashkimin Evropian në mbarë rajonin. Dhe Shqipëria ku luajtur një rol shumë pozitiv në dinamikat rajonale gjatë viteve të fundit.

Ditët e ardhshme do të vizitoj universitete dhe do të dëgjoj frustrimet dhe shpresat e të rinjve të Ballkanit: vizioni i tyre është thelbësor për t’i dhënë formë të tashmes dhe të ardhmes së vendit, të lirë nga paragjykimet dhe armiqësitë e së shkuarës. Do të takohem me të gjitha qeveritë dhe do të flas në parlamentet kombëtare, aty ku ende nuk kam pasur rastin ta bëj: ajo është qendra e çdo demokracie, ku politikëbërësit duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të përmbushin nevojat e qytetarëve të tyre.

Sepse kjo është puna jonë e përbashkët. Reformat në secilin vend kanë rëndësi jo sepse qeveritë apo Bashkimi Evropian i duan ato, por sepse ato mund të bëjnë një ndryshim të vërtetë për shumë njerëz në këtë rajon.

Zbatimi jo vetëm i reformës së drejtësisë, por edhe i reformës zgjedhore në Shqipëri është vendimtar që vendi të ecë përpara në udhën e tij të integrimit në BE, por edhe për të garantuar zgjedhje të besueshme dhe demokratike.

Nxitja e këtyre reforma është detyrë e brezit tonë. Nëse duam të japim rezultate të dukshme dhe të prekshme për qytetarët tanë dhe të përmirësojmë jetët e njerëzve, duhet ta forcojmë bashkëpunimin tonë sot, jo nesër. Dhe kjo është përgjegjësia jonë në mbarë Evropën, si në Bashkimin Evropian ashtu dhe në Ballkanin Perëndimor.

*Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë / Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian

Next Post
10 ushqimet BIO që zëvendësojnë pijet energjike

10 ushqimet BIO që zëvendësojnë pijet energjike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In