• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

ONM rekomandon ankimimin e vendimit për prokurorin Artur Ismajlukaj

by A M
04/09/2023 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edmond Hoxhaj

Komisioneri Publik njoftoi të hënën më 4 shtator se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM ka rekomanduar ankimimin e vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Elbasanit, Artur Ismajlukaj.

Prokurori Ismajlukaj u konfirmua në detyrë më 7 korrik 2023 pasi u përball me dy seanca dëgjimore në të cilat kryesisht u diskutua mbi udhëtimet e tij në makina me persona me precedentë penalë, në një rast me makinën e një personi të dënuar për krim të organizuar në Rimini të Italisë. Për pasurinë dhe profesionalizmin nuk u evidentuan probleme domethënëse.

Ismajluakaj deklaroi se udhëtimet kishin qenë të rastësishme, me qëllim që të mbërrinte pranë familjes ose në vendin e punës. Subjekti i rivlerësimit mohoi të kishte pasur njohje me shtetasin e dënuar në Itali, duke shpjeguar se mjeti i tij përdorej nga një funksionar policie në momentin kur kishte udhëtuar.

Në përfundim, Komisioni vendosi që t’i përcjellë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të dhënat mbi udhëtimet e Ismajlukajt me persona me precedentë, me qëllim që të hetohet në drejtim të shkeljeve disiplinore.

Artur Ismajlukaj e nisi karrierën si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tropojës në vitin 2005. Ai u emërua prokuror në vitin 2014 dhe e ushtroi funksionin fillimisht pranë Prokurorisë së Tropojës dhe më pas në Prokurorinë e Elbasanit.

ONM shprehet në fillim të rekomandimit se sygjerojnë ankimin në Kolegj në lidhje me etikën dhe kontaktet e subjektit me persona, që sipas opinionit të vëzhguesve ndërkombëtarë, cënojnë besimin e publikut tek drejtësia.

Sipas ONM, nëse çështjet do të ishtin vlerësuar drejtë, atëherë situatat e konstatuar nuk do të garantonin përshtatshmërinë e këtij subjekti rivlerësimi për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Në vijim, ONM e cilëson të kot kalimin e çështjeve për verifikim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke argumentuar se legjislacioni parashikon shqyrtimin nga ai institucion të situatave që kanë ndodhur gjatë 5 viteve të fundit, pasi përcaktohet se afati i parashkrimit të masave disiplinore për sjellje të pahijshme është pesë vjet.

Sipas ONM, shkeljet etike nuk kryhen vetëm gjatë ushtrimit të detyrës, por edhe në jetën private dhe në aktivitetet e përditshme.

Në përfundim, ONM shprehet se subjekti rezulton të ketë pasur kontakte direkte dhe indirekte me individë të përfshirë në aktivitete kriminale. Sipas ONM, kjo situatë është në shkelje të etikës që kërkohet të ketë një magjistat për të kaluar procesin e rivlerësimit. “Në mënyrë kumulative ose alternative, subjekti ka cënuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, të cilin procesi i rivlerësimit synon të rivendosë”, citohet ndër të tjera në rekomandim.

Duke ju referuar jurispudencës së KPA-së lidhur me mënyrën e ankimit të vendimeve të Komisionit , ONM sugjeron Komisionerët Publikë që të vlerësojnë ata nëse do të kryejnë ankim vetëm bazuar mbi rekomandimin, apo do të ngrenë shkaqe ndaj vendimarrjes së Komisionit në vlerësimin tërësor të çështjes.

Next Post
Krist Dragot tregon për njohjen me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën

Krist Dragot tregon për njohjen me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In