Onkologjiku/ SPAK nis hetimet, i kërkon GJKKO-së verifikimin e kushteve për masat ndaj 7 të akuzuarve

SPAK ka nisur hetimet për skandalin te Onkologjiku. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se SPAK i ka dorëzuar GJKKO kërkesën për verifikim kushtesh për masat ndaj shtatë personave nën hetim për rastin në fjalë. Ndërkohë, pas shpalljes së moskopetencës nga Prokuroria e Tiranës, SPAK e regjistroi çështjen edhe për korrupsion.

Sakaq, brenda dhjetë ditësh nga sot GJKKO duhet të caktojë seancën për të hetuarit. Gjykata e Tiranës la në fuqi masat ndaj 7 të akuzuarve të përfshirë ne skemën abuzive në Departamentin e Onkologjikut në QSUT. Bëhet fjalë për Edmond Gashin, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”; Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”; Alketa Ymeri (Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”; Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com